<b></b> Në Mitrovicë promovohet libri i autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”

Në Mitrovicë promovohet libri i autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”

01.06.2022 20:25

Në hapësirat e Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” është bërë promovimi i librit të shkrimtarit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA”.

Me rastin e promovimit të këtij libri mori pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, si dhe qytetarë tjerë të cilët shprehën përshtypjet e tyre mbi këtë libër. Drejtoresha Idrizi ka falënderuar autorin Bashmir Xhemaj, që në qytetin e Mitrovicës dhe në mesin e shumë lexuesve ka vendosur të bëjë promovimin e librit të tij.

“Ky libër është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit jo vetëm në Mitrovicë por edhe me gjerë", është shprehur drejtoresha Idrizi.

Veçantia e këtij libri qëndron në zbardhjen e jetës së një njeriu të zakonshëm, por që jetoi historinë më të zakonshme të shqiptarëve në shekullin XX. Ky libër është një biografi historike e mbështetur në arkiva dhe intervista për një shqiptar jo shumë të njohur nga Kosova që pas Luftës së Dytë kishte përfunduar në CIA.

Në promovim, kanë folur edhe publicistët Shkelzen Maliqi dhe Nexhmedin Spahiu. Të dy thanë se megjithëse ngjarjet e librit zhvillohen në Prizren, ato janë të lidhur shumë me personalitete historike të Mitrovicës.

Tjera nga autori:
1