<b>‘Ne shkruajtëm një film 500 milionësh’:</b> Filmi i çmendur Django/Zorro i Trantinos

‘Ne shkruajtëm një film 500 milionësh’: Filmi i çmendur Django/Zorro i Trantinos

22.06.2022 15:21

Qarkulluan disa raporte më 2019 se Quentin Trantino do ta vazhdonte universin e ‘Django Unchained’ në ekranin e madh, duke adaptuar në ngjarjet e librit komik ‘Django/Zorro’, i cili zhvillon narrativën me skllavin e liruar, (të luajtur nga Jamie Fox në film) i cili bashkohet me një vigjilent të maskuar.

Tarantino angazhoi komedianin Jerrod Carmichael të shkruajë skriptën, dhe ai madje pretendonte ta merrte Antonio Banderasin që të rikthehej në karakterin e ‘Zorro’, të cilin e luajti në filmin e vitit 1998, ‘The Mask of Zorro’ dhe atë të vitit 2005, ‘The Legend of Zorro’.

Bandersa së fundmi konfirmoi për ‘US Today’ se Tarantino kishte kontaktuar me të për të diskutuar rreth filmit. “Ai foli me mua, mendoj në natën e Oscar (më 2020) kur u nominova për ‘Pain and Glory’. U takuam në njërin nga ahengjet. Ai thjesht erdh drejt meje dhe unë po mendoja, ‘në duart tuaja, po njeri!’ Sepse Tarantino e ka atë natyrën që t’i bëjë këta lloj filmash me kualitet. Edhe nëse bazohen në listën e filmave B të 60-ave dhe 70-ave, ai mund të bëjë diçka interesante me materialin.

“Kurrë nuk kemi punuar bashkë, por do të ishte e madhe për shkak të tij, për shkak të Jamie Foxx dhe për shkak të ‘Zorros’ kur të jetë pak më i vjetër”, shtoi Banderas, “do të ishte fantastike dhe qesharake dhe e çmendur”.

Fatkeqësisht, projekti duket të ketë qenë viktimë e pandemisë. Carmichael së fundmi konfirmoi për revistën ‘GQ’ se ‘Django/Zorro’ nuk do të ndodhë. Arsye specifike për vdekjen e projektit nuk u dha, edhe pse Carmichael e bëri të duket si shumë ambicioze që të materializohej.

“Quentin është një i çmendur që e dua, dhe jam i lumtur që kaloj kohë me të”, tha Carmichael. “Ai më lexon skena që kurrë nuk u shfaqën në filma, të cilat ai i kishte shkruar në kuzhinë, pasi më kishte bërë limonadë të freskët. Është e jashtëzakonshme, në fakt, është skriptë madhështore ajo e ‘Django/Zorro’ por e kuptova se është e pamundur. Prapë mendoj se ai ka shkruar film 500 milionësh”.

Tarantino ende nuk ka paralajmëruar asnjë film të ri, me të fundit prej tij që ishte ‘Once Upon a Time in Hollywood’. Regjisori ende planifikon të pensionohet nga filmi pasi të ketë krijuar filmin e dhjetë, i cili del të jetë projekti i radhës.

 

 

Tjera nga autori:
1