<b>Njerëzit</b> tek tash po e kuptojnë se Rita Ora është e bardhë, akuzohet për mashtrim racor

Njerëzit tek tash po e kuptojnë se Rita Ora është e bardhë, akuzohet për mashtrim racor

25.05.2022 17:28

Rita Ora është shndërruar në një figurë frustruese në mesin e fansave, pasi një postim gjysmë-viral ktheu vëmendjen te prindërit e saj të bardhë.

Të dielën, një shfrytëzues i Twitter-it akuzoi këngëtaren 29-vjeçare se ajo po pretendon se është e zezë apo e racës së përzier, duke ia shtuar postimit një foto të Orës me prindërit e saj dhe imazhin e saj me frizurë historikisht që vjen nga zezakët.

"Zbulova se Rita Ora nuk është fare e zezë dhe dy prindërit i ka të bardhë është kaq trukuese. Vajza ka qenë duke pretenduar", thai ai në një postim, i cili ka marrë 100 mijë pëlqime dhe mbi 20 mijë ripostime.

"Kjo vajzë nuk është aspak e zezë, kjo paksa po më frikëson", vazhdoi një shfrytëzues i Twitterit.

Në vitin 2016, Wendy Williams i kishte thënë Orës: "Mendova se ishe gjysmë e bardhë dhe gjysmë e zezë, apo diçka e tillë."

Ora u përgjigj: "Të gjithë mendojnë ashtu. Mund të jem. Por jo, jam shqiptare."

Pavarësisht prejardhjes së bardhë evropiane, Ora vazhdimisht i ka bartur flokët në stilin afro. Të famshmit tjerë të bardhë, si Kylie Jenner, Kim Kardashian, Jeffree Star, Bhad Bhabie dhe Lucy Hale së fundmi poashtu janë kritikuar që kanë përdorur frizura të tilla.

Siç shkroi Gina Conteh për BET: "Flokët e zinj janë tallur, diskriminuar dhe kontrolluar që kur kolonizatorët e parë mbërritën në kontinentin e Afrikës.

Kur flasim për përvetësimin kulturor të modeleve tona të flokëve me gërsheta, qofshin ato boksiere apo gërshetat Bo Derek, ne thjesht po vëmë në dukje kontekstin historik dhe rëndësinë stërgjyshore që vjen me modelin tonë të flokëve. Flokët e zinj nuk janë trend sapo të jenë mbi një kokë të bardhë.”

Të kombinuara me ngjyrën e lëkurës së saj të nxirë, vendimet stilistike të Orës me sa duket i shtynë shumë fansa të mendojnë se ajo është e zezë apo e racës së përzier.

Ndërsa njerëzit në Twitter e kanë kuptuar se ajo është e bardhë, Ora është akuzuar se ka kultivuar qëllimisht këtë supozim, një fenomen i njohur në internet si "blackfishing".

Shkrimtarja britanike e televizionit, Camilla Blackett, tha se Ora "po e shiste veten absolutisht si zezake në Mbretërinë e Bashkuar për vite me radhë".

Cate Young, një kritike kulture, shkroi se Ora "po i bënte absolutisht kopje Rihannës për disa vjet atje".

Të tjerë e akuzuan labelin e saj, Roc Nation të Jay Z, për marketingun e saj si të paqartë racor apo edhe si "Rihanna 2.0".

Tjera nga autori:
1