<b></b> Pas 27 vitesh Microsoft e

Pas 27 vitesh Microsoft e "nxjerr në pension" Internet Explorer

16.06.2022 21:41

Pas njoftimit të vitit të kalur të Microsoft, se Internet Explorer 11 do të jetë versioni përfundimtar, kompania ka njoftuar se po e tërheq përfundimisht shfletuesin.

Internet Explorer debutoi në kompjuterët desktop Windows në 1995 deri në vitin 2004, dhe kishte pushtuar rreth 95% të tregut, por tani, dominues të tregut janë Google Chrome, Safari i Apple dhe Mozilla Firefox.

Ndërsa, përdoruesit që duan të qëndrojnë me Microsoft po drejtohen te Microsoft Edge, i lançuar në 2015, së bashku me Windows 10.

Popullariteti i Internet Explorer u dëmtua nga lëshimi i shfletuesve më të shpejtë si Chrome dhe Firefox, pasi përdoruesit morën aplikacione të reja për të naviguar në platforma, duke përfshirë Google Search, Facebook dhe YouTube.

Por, goditjen fatale shfletuesit ja dha rritja e telefonave inteligjentë me shfletues të para-instaluar Safari të Apple dhe Google Chrome në telefonat Android që ndihmuan për të zhvendosur aksesin dhe përdorimin e internetit në fushën e celularit.

Microsoft thotë se qasja në shfletuesin e tij të vjetër të desktopit do të mbahet në versionet më të vjetra të Windows, duke përfshirë Windows 8.1, Windows 7 dhe versionet e kufizuara të Windows 10.

Internet Explorer do të mbahet mend si një nga mjetet kryesore që i dha formë rrugës së internetit që përdoret dhe aksesohet edhe sot.

Tjera nga autori:
1