<b>Pasi të mbyllet rasti,</b> Depp dhe Heard do të përballen me një gjyq tjetër edhe më të rëndë

Pasi të mbyllet rasti, Depp dhe Heard do të përballen me një gjyq tjetër edhe më të rëndë

30.05.2022 17:03

Pas gjashtë javëve të seancave dëgjimore në gjyqin për prishje imazhi që ka nxjerrë anën e mirë dhe atë të shëmtuar të Johnny Depp dhe Amber Heard, rasti është dartë në duart e jurisë.

Cilido të jetë verdikti në padinë 50 milionëshe të Depp dhe kundërpadinë 100 milionëshe të Heard, diçka tjetër del të jetë e pakontestueshme: Fati i karrierave të tyre respektive do të vendoset në gjyqin e opinionit publik, sipas 'Hollywood Insiders'.

'CNN' ka folur me gjashtë ekspertë të industrisë së zbavitjes për këtë storie, derisa prej të cilëve folën anonimë për të mbrojtur marrëdhëniet profesionale.

Pa marrë parasysh a është e drejtë apo e padrejtë, vala e mbështetjes që ka marrë Depp në rrjetet sociale gjatë gjyqit - veçanërisht në TikTok - mund t'i shërbejë atij shumë në të ardhmen, siç ka thënë për mediumin britanik një publicist veteran, i cili e ka njohur Depp për vite të tëra.

"Nuk isha i sigurtë çka të prisja para se ai të shfaqej në gjyq, por ai nuk ka bërë asgjë tjetër veç të përmirësojë imazhin e tij publik", ka thënë burimi në fjalë.

"Të dy nuk funksionojnë. Paraja është toksike dhe lakmia shkatërron. Askush nuk fiton këtu", ka thënë publicisti.

Një industri që fal

Natyrisht, ka pengesa për të dy aktorët për t'i kaluar posa të përfundojë beteja ligjore.

Heard dëshmoi se Depp ishte verbalisht dhe fizikisht abuziv. Ajo gjithashtu akuzoi Depp për dhunë seksuale gjatë lidhjes.

Depp tha disa herë gjatë seancavve se kurrë nuk ka goditur një grua, mohoi akuzat e Heard për sulm seksual dhe e quajti veten viktimë të abuzimit nga Heard, gjë të cilën ajo e mohon.

Depp dhe Heard u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit "The Rum Diary" dhe ishin të martuar mes viteve 2015-16, para se të divorcoheshin.

Fotografitë, audio dhe video inçizimet treguan një çift që karakterizohej nga "abuzimi i përbashkët", sipas Laurel Anderson, një psikolog i cili kishte punuar me Depp dhe Heard në vitin 2015 si këshillues martese. 

Agjenti i industrisë së shoubizit, Darryl Marshiak, mendon se studiot filmike - të paktën fillimisht - do të hezitojnë të bashkëpunojnë me aktorët të lidhur me një situatë kontraverse që është shfaqur në mënyrë kaq publike.

"Robert Downey Jr. fitoi Çmim Akademik dhe pastaj zbuloi punët personale për botën dhe njerëzit paksa u tërhoqën", tha Marshak, i cili më herët ka përfaqësuar yje si Leonardo DiCaprio dhe Hilary Swank. "Mendoj se Hollivudi është vend i çuditshëm. Kur ajrosni rrobat e palara para makinës, ekzekutivët, gjithë njerëzit që marrin vendime, ata paksa tërhiqen nga flaka e nxehtë."

Depp potencon se op/edi (opinion/editorial) i Heard më 2018 në të cilin ajo përshkruan veten si "figurë publike që përfaqëson dhunën familjare" ia prishi imazhin atij. 

Ai ka luajtur në dy filma që nga ai op/ed, të cilët nuk e përmendën fare me emër, "Waiting for the Barbarians" dhe "Minamata", të dy filma të pavarur.

Heard, kundërpadia e së cilës potencon se asaj iu prish imazhi nga një avokat i Depp, i cili i quajti akuzat e saj për abuzim si "mashtrim", do të luajë në filmin "Aquaman", i cili është paraparë të lansohet në vitin 2023.

Marshak tha se beson se "talenti i pabesueshëm" i Depp do ta ndihmojë t'i rikthehet ekranit.

"Hollivudi gjithashtu falë dhe derisa zhvillohet e gjërat qetësohen, Johnny do të mund ta rikthejë fluiditetin në biznes. Mendoj se ai do të shfaqet përsëri", tha ai.

Paraqitjet e ekipeve ligjore të Depp dhe Heard - një transmetim direkt i parë nga miliona - mund të ndryshojë perspektivën e industrisë rreth dy yjeve.

"Globalisht, njerëzit janë polarizuar nga gjykimi, kemi parë këtë duke u zhvilluar në shtyp para kulminacionit në dhomën e gjykatës", ka thënë për 'CNN' Amanda K. Ruisi, themeluese dhe presidente e AKR Marrëdhënieve Publike.

Ruisi beson se përfaqësuesit e Depp kanë qenë më efektivë.

"Komunikimet strategjike dhe ligjore të zotit Depp kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përcjelljen e mesazheve të vazhdueshme në dhomën e gjykatës dhe përmes medieve, të cilat besoj se kanë ndihmuar në vazhdimin e mbështjes nga njerëzit".

Jo se mbështetësit e Depp patën nevojë për një shkudje. Shkalla e drejtësisë së rrjeteve sociale dukshëm e favorizon atë, aq shumë sa jo balanci ka ngritur kryetituj që pretendojnë të zbulojnë arsyen që fshihet prapa. Një shkrimtar i 'The Cut' pyeti: "Këtu është një grua që rikujton, në detaje agonike, si një burrë i famshëm dyshohet se e abuzoi. Pse, më 2022, kaq shumë njerëz duhet ta urrejnë?"

Sociologjistja, Nicole Bedera ofroi disa teori si gratë që më herët kanë vuajtur nga abuzimi martesor kanë shprehur mbështetjen për Depp.

"Mund të jetë e frikshme për gratë të simpatizojnë me një të mbijetuar të abuzimit. Nëse dhuna është çdoku dhe mund t'i ndodhë çdokuj, atëherë shumë gra do të fillojnë të shqetësohen se do të jenë në radhë për një gjë të tillë", shkroi ajo. "Pra, a është befasuese që shumë gra po i dalin në mbrojtje Depp? Jo. Aspak".

Heard ka pasur mbështetësit e vet, por shumë më pak vokalë se Depp - në industri dhe rreth e qark dhomës së gjykatës.

Tjera nga autori:
1