<b>Priftërinjtë katolikë</b> ankohen se po kanë shumë punë me njerëz të pushtuar nga shejtani

Priftërinjtë katolikë ankohen se po kanë shumë punë me njerëz të pushtuar nga shejtani

07.06.2022 18:02

Eksorcistët në Itali janë të mbingarkuar, me disa që po thonë se po shohin raste të komplikuara çdo ditë.

Duke folur me studiuesit në kursin e 16 të eksorcizimit në Romë, në 'Regina Apostolorum', priftërinjtë e 'djegur' nga puna e tepruar, thanë se kanë nevojë për ndihmë.
Kursi tërhoqi 120 pjesëmarrës, të cilët janë nxitur nga Papa Françesku, një mbështetës i zjarrtë i praktikës në luftën kundër shpirtrave të këqij.

Eksorcistët në konferencë thanë se kanë nevojë për psikologë për t'i ndihmuar të vendosin kush është faktikisht i pushtuar nga shejtani dhe kush kishte nevojë mjekësore.
Disa ndanë eksperiencat e tyre të punës së shtuar për të intervenuar spiritualisht.

Sipas 'The Times', At Giuseppe Bernardi u tha studiuesve se ai kishte praktikuar një eksorcizëm nëntë-orësh në një grua, e cila kishte sharë në gjuhën latinishte dhe kishte sulmuar murgjit.

Babai i gruas mendonte se ajo po vuante nga ndonjë "problem mendor", derisa nëna ishte e bindur se ajo kishte një "influencë demonike".

Dhe, derisa At Bernadi zbuloi se kërkoi ndihmën e një psikologu për ta vlerësuar gruan, shtoi se nuk pati përkrahje nga kisha për ta bërë këtë.
Pjesëmarrësit në konferencë potencuan se ekzistojnë shumë mënyra për të vendosur nëse një rast ka nevojë për eksorcist.

Sipas pjesëmarrësve, fuqia fizike e pazakontë, aftësia për të folur latinisht, aramaik ose hebreishte dhe vjellja janë shenja të qarta të pushtimit demonik.

Eksorcistë të tjerë thanë se kanë hasur në vështirësi të sigurojnë ndihmë të shtuar gjatë pandemisë, dhe se janë detyruar të kryejnë eksorcizma në njerëz që kishin rezultuar pozitivë me Covid.

Një prej studiuesve, Giuseppe Frau, tha: "Disa prej tyre (priftërinjëve) thanë se po trajtonin 30 deri në 50 raste në ditë."

Sipas statistikave, në Itali janë 290 eksorcistë, 37 në Spanjë dhe 28 në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Studiuesi Luis Santamaria del Rio tha: "Shumë nga njerëzit potencialisht të pushtuar që i shohin në Spanjë, kanë kaluar kohë me grupe medituese."

At Pedro Barrajon, një prift spanjoll dhe profesor i teologjisë, tha se kursi ishte vital që t'i jepeshin eksorcistëve mjetet e nevojshme për t'i luftuar forcat demonike.

Ai tha: "Kosta Rika nuk pati asnjë eksorcist dhe vitin e kaluar e emëruan të parin. Ishte si në Perëndimin e Egër atje, por kualiteti po ngritet dhe po shohim më shumë bashkëpunime me psikologë. Eksorcizmi gjithmonë ngrit interesim për shkak të filmave për të, por e vërteta është se priftërinjtë duhet të trajnohen."

Tjera nga autori:
1