<b>Prokurorët kërkojnë</b> 25 vjet burg për R. Kellyn - akuzat me të cilat po përballet janë të tmerrshme

Prokurorët kërkojnë 25 vjet burg për R. Kellyn - akuzat me të cilat po përballet janë të tmerrshme

09.06.2022 11:36

Prokurorët federalë dëshirojnë që ylli i muzikës R&B dhe abuzuesi seksual i dënuar, R. Kelly të dënohet me më shumë se 25 vite burg, sipas shkresës zyrtare që u publikua të enjten.

Kelly, i cili pritet të marrë dënimin më 29 qershor, u shpall fajtor në shtatorin e kaluar për abuzim seksual ndaj grave, djemve dhe vajzave për dekada. Ai u shpall fajtor në të gjitha nëntë akuzat për trafikim seksual të ngritura kundër tij.

"Kur flasim për seriozitetin e akteve, nevoja për të mbrojtur publikun nga krimet e tjera të të pandehurit... qeveria me respekt kërkon një dënim me 25 vite", shkroi Zyra e Avokatit të ShBA-ve për Distriktin Lindor të Nju Jorkut në letrën për gjykatësin e rastit.

Kjo Zyrë akuzoi këngëtarin se "u mbështet në famën e tij, paratë dhe popullaritetin si një yll i muzikës R&B... për të kryer dhe fshehur krimet e tij” pasi ai mori ndihmë të jashtëzakonshme nga rrjeti i tij i madh i bashkëpunëtorëve.

"Ai vazhdoi me krime dhe iu shmang dënimit për to për gati 30 vite dhe tash duhet të mbahet përgjegjës".

Dosja prej 31 faqesh aludon në "mospërfilljen e pahijshme" që ai u tregoi viktimave të tij gjatë dekadave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual, duke paralajmëruar se Kelly "nuk ka gjasa të ndalojë nga abuzimi dhe shfrytëzimi i mëtejshëm seksual i fëmijëve dhe të tjerëve".

Federalët potencuan se, nëse u plotësohet kërkesa, ai do të jeta në të 70-tat kur të dalë nga burgu.

Gjatë gjykimit, qeveria ftoi 45 dëshmitarë për të detajuar horroret e përjetuara nga Kelly.

Prokurorët gjithashtu kanë thënë se artisti "nuk ka shprehur shenja pendese për sjelljet e tij.

"Në të vërtetë, dekadat e krimit të të pandehurit duket se janë nxitur nga narcisizmi dhe besimi se talenti i tij muzikor e lironte atë nga çdo nevojë për të përshtatur sjelljen e tij – pavarësisht sa grabitqare, e dëmshme, poshtëruese apo abuzuese për të tjerët – me kufizimet e ligj”, tha zyra e Prokurorit të ShBA.

Kelly po përballet me akuza tjera kriminale jashtë Nju Jorkut.

Prokurori i shtetit të Minesotas ngarkoi atë me akuza për pornografi me fëmijë.

Jennifer Bonjean, avokate e Kellyt, ka potecuar se ai duhet të dënohet me më pak se 14 vite burg. E njëjta, në prill, u mundua të shtyente gjykimin derisa ai të kryente atë në Ilinois, i cili është vendosur për në gusht. 

Tjera nga autori:
1