<b></b> Dobësimi kolektiv i kujtesës: Pse po harrojmë kaq shumë në këto kohë?

Dobësimi kolektiv i kujtesës: Pse po harrojmë kaq shumë në këto kohë?

11.05.2022 13:27

Grant Shields po jepte mësim në një kolegj seminarik para 24 studentëve në fund të marsit kur mendja e tij thjesht u ndal. Ai kishte harruar emrin e asistentit të tij.

“Më erdhi marre,” – tha Dr. Shields, që mendoi se kishte dëgjuar studentët duke qeshur kur i kishte gabuar emrin asistentit. “Do të doja që kujtesa ime të ishte po aq e mirë sa dikur.”

Dr. Shields është 32 vjeçar. Ai hulumton bash kujtesën. Dhe ai po jepte mësim për temën se si stresi e prek njohjen.

Shkurtimisht, rastet e përkohshme të harresës – ato ‘momente të larta’ – po i ndodhin shumë prej nesh më shpesh këto ditë, thonë ekspertët e memories. Po na duket e vështirë të kujtojmë gjëra të thjeshta: emrat e shokëve dhe shoqeve, emrat e kolegëve që s’i kemi parë një kohë, fjalët që duhej t’i dinim menjëherë, e madje s’po mbajmë mend as se si të kryejmë veprimet rutinore që dikur na dukeshin krejt të natyrshme.

Ne po jetojmë në një tjetër moment të ndryshimit të madh tash që po kthehemi në zyrë, krijojmë rutina të reja dhe gjejmë veten në një normalitet të ri. Mos ta harrojmë edhe një luftë të frikshme në Evropë në majë të gjithë kësaj. I gjithë ky ndryshim harxhon energjinë kognitive, shpesh më shumë se që mendojmë ne, thonë neuroshkencëtarët. Nuk është për t’u çuditur se si s’mund ta mbajmë mend as se çka kemi ngrënë për mëngjes. Mendjet tona e kanë të vështirë të lidhen me momente tranzicioni.

“Trurët tanë janë si kompjuterët me aq shumë skedarë (tabs) të hapur,” – tha Sara C. Mednick, neuroshkencëtare dhe profesore e shkencës kognitive në Universitetin e Kalifornisë. “Kjo ngadalëson fuqinë tonë procesuese, dhe memorja është një prej zonave që çalon.”

Stresi kronik dhe kumulativ i dy viteve të kaluara ka bërë punën e vet, po ashtu. Hulumtimi i udhëhequr nga Dr. Shields tregon që njerëzit që kanë përjetuar stresorë të rinj në jetë e kanë memorjen më të dëmtuar. Stresi negativisht e afekton zgjatimin e vëmendjes dhe gjumin, e të cilat po ashtu kanë ndikim. Dhe stresi kronik mund ta dëmtojë trurin, duke shkaktuar probleme të mëtejshme në memorje, thotë Dr. Shields, asistent profesor në departamentin e shkencave psikologjike nëUniversitetin e Arkansasit.

Përmbytja me informacione në shumë kanale të ndryshme po ashtu po kaotizon trurin tonë. Jemi të tmerrshëm në kushtimin e vëmendjes për diçka, duke nagivuar konstant në telefonët tanë ndërsa bëjmë gjëra tjera, gjë për të cilën neuroshkencëtarët thonë se i bën gjërat më të vështira për të shifruar memoriet. Dhe mund të jetë e zorshme të kujtojmë diçka jashtë kontekstit, të tilla si emri i kolegut të cilin papritmas e takojmë fizikisht, e jo thjesht online.

Më pas është edhe njëjtësia e jetëve tona gjatë pandemisë. Si mund të kujtojmë ndonjë ngjarje specifike kur çdo ditë ishte e njëjtë me tjetrën?

Memorja përfiton nga risia,” – thotë Zachariah Reagh, neuroshkencëtar kognitiv dhe asistent profesor i psikologjisë e shkencave të trurit në Universitetin e Washingtonit në St. Louis. “Kur krejt përvojat tona bëhen bashkë, është e vështirë të kujtojmë secilën me saktësi,”

Michelle Triant, 39 vjeçare, fajëson dy vitet e Covidit për mënyrën se si papritmas nisi t’i harronte pjesët e trupit. Kur vajza e saj katër vjeçare e pyeti: “Mam, a jam rritur në stomakun tënd?” ajo e nisi një leksion për anatominë para saj. “Jo, zemër, në fakt ti je rritur në...” por s’i kujtohej që s’i kujtohej se ku. Belbëzoi për një moment, duke shpresuar të gjente fjalën e duhur.

Çika më e madhe, 7 vjeçare, kërceu duke thënë: “Po mendon për uterusin,” i tha motrës së vogël. “Bebet rriten në uterusin e nënës por barku i bëhet më i madh, dhe qe pse e ngatërrojmë.”

“Oh, të kesh kujtesën e një fëmije në klasë të parë,” – thotë znj. Triant.

Memorja dobësohet me kalimin e moshës, por shkenca mjekësore ende nuk e di arsyen pse. Njerëzit bëhen më të vjetër kognitivisht në shkallë të ndryshme.

Disa studime kanë treguar që aftësia e memorjes arrin kulmin kur njerëzit janë 20 vjeçarë dhe gradualisht dobësohet; të tjerë sugjerojnë se ka një rënie të shpejtë kur fillon mosha 60 vjeçare. Nëse brengoseni fort për kujtimet tuaja, duhet të shkoni te mjeku, veçanërisht nëse njerëzit tjerë e vërejnë se po harroni gjërat.

Ja çka rekomandojnë ekspertët për ta forcuar kujtesën.

Mos e detyroni. Të detyrosh veten që të provosh kujtimin e gjërave është kundërproduktive. Bëheni i frustruar, dhe ky frustrim bën që pjesa emocionale e trurit tuaj të anashkalojë pjesë të trurit të rifitojnë memorjet, thotë Jennifer Kilkus, psikologe. Merrni frymë thellë dhe qetësojeni trurin e pastaj provoni më vonë.

Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Është e vështirë të kujtosh diçka, ose t’i kushtohesh diçkaje në kujtime, kur në të njëjtën kohë po bëni dy gjëra përnjëherë, thotë Dr. Kilkus. Hiqeni telefonin. Provoni ta bëni vetëm një gjë në një kohë.

Tjera nga autori:
1