<b></b> “Romanet e mia sigurisht që nuk kanë një fund të lumtur. Kështu që, më në fund zgjodha të shkruaja diçka të lumtur”

“Romanet e mia sigurisht që nuk kanë një fund të lumtur. Kështu që, më në fund zgjodha të shkruaja diçka të lumtur”

16.06.2022 13:58

“Nuk e kam të lehtë të relaksohem”, rrëfen Akwaeke Emezi, teksa bashkëbisedojmë nga shtëpia e Emezit në New Orleans, të cilën, pasi vendosën që dekorimi i shtëpisë do të ishte hobi i Akwaeke Emezit, u shndërrua në një projekt të madh rinovimi i denjë për Architectural Digest. “Problemi është se nuk di si të punoj me projekte të vogla”, thotë me të qeshur Akwaeke Emezi. Buzëqeshja e Emezit është e plotë dhe ngjitëse që buron nga një krijimtari produktive dhe me aftësi, për të cilën edhe shprehja “bëje vetë” kthehet në një formë arti.

Vetëm këtë vit, Akwaeke Emezi nga Nigeria e vlerësuar me çmime ka botuar tri vepra; një roman për të rinjtë, Bitter, një përmbledhje poetike debutuese, Content Warning: Everything, dhe së fundmi, You Made A Fool Of Death With Your Beauty – romani i parë romantik i Akwaeke Emezi. Është ky i fundit që vjen si surpriza më e madhe. Emezi ka bërë emër në letërsi, që së fundmi mori një rol udhëheqës lidhur me gjeneratën e ardhshme të revistës TIME.

Proza e shkëlqyeshme e Akwaeke Emezi ka shërbyer deri tani si hulumtim i palëkundur i ontologjisë, spiritualitetit dhe trashëgimisë. Romani debutues i Akwaeke Emezi, Freshwater, një roman gjysmë-autobiografik për një vajzë që mishëron ogbanje të shumta (një term igbo që i referohet një shpirti të rimishëruar që udhëton nëpër botë të ndryshme) ishte një sensacion, të cilin The New Yorker e quajti librin e tij të vitit në 2018. Të tjerët pas këtij kanë marrë vlerësime të ngjashme dhe kanë nxjerrë në plan të parë narrativa trans dhe queer.

Trajektorja e karrierës së Akwaeke Emezi nuk do orientohet drejt dashuriçkave. “Romanet e mia sigurisht që nuk kanë një fund të lumtur”, thotë Akwaeke Emezi. “Kështu që, më në fund zgjodha të shkruaja diçka rreth lumturisë: Unë lexoj shumë romane romantike”.

Sepse, sigurisht, do të ishte marrëzi ta përkufizoje Akwaeke Emezi si e një lloji të caktuar. Akwaeke Emezi ekziston sipas vetë përkufizimit të vet në “hapësirat transformuese”. Emezi është jogjinor dhe identifikohet si ogbanje; pranon me krenari se nuk është as njëra apo tjetri. Shkrimi i Akwaeke Emezi imiton – një vepër të rrjedhshme dhe gjithnjë në zhvillim, të suksesshme që tashmë përfshin zhanre të tjera, nga autobiografitë, deri te vargjet. “Agjenti im më tha që të gjithë librat e mi tingëllojnë si unë dhe çdo libër është i ndryshëm nga tjetri”.

Emezi njihet për marrjen e rreziqeve, dhe ‘devijimi’ i fundit i Akwaeke Emezi në një zhanër mizogjenik të referuar si ‘letërsi për femra’ e dëshmon më tej këtë. “Sinqerisht, mendoj se hierarkia letrare është e pakuptimtë…”, thotë Akwaeke Emezi, duke ngritur supet. “E nisa me këtë libër të çuditshëm që shumë njerëz nuk do ta kuptonin vërtet dhe më dha besimin për të vazhduar të shkruaj për atë që jam”.

Prandaj, në karrierë Emezi, nuk ka kërkuar kurrë miratimin e të tjerëve – , por vetëm të vetin. Megjithatë, ky nuk ka qenë një mësim i lehtë, i përvetësuar gjatë përfshirjes së romanit debutues Akwaeke Emezi në listën e kandidateve për Çmimin e Grave për Prozën Letrare. Kur u zbulua identiteti jogjinor i Akwaeke Emezi, Emezi thotë se mori një lum komentesh abuzimi në internet. Këto u shtuan edhe më shumë kur Akwaeke Emezi hoqi dorë nga gara për romanin e dytë The Death Of Vivek Oji (“Vdekja e Vivek Oji”) pasi për Çmimin e Grave kërkohej “identifikimi gjinor siç përcaktohet me ligj”. “Duke qenë se nuk kam një gjini të caktuar, sepse nuk i përkas një kategorie, kuptova se industria, media, publiku do të më penalizonin për këtë”, thotë Akwaeke Emezi. “Mendova, pse duhet të pres njerëzit që as nuk më respektojnë për atë që jam, të më thonë më pas se nuk kam aftësitë e duhura në ato që bëj?”.

Megjithatë, është tunduese ta shikojmë Emezin si një histori suksesi komercial. Në fund të fundit, Freshwater po shndërrohet në një seri të kufizuar dhe You Made A Fool Of Death With Your Beauty është blerë tashmë nga kompania e prodhimit të filmit të Michael B Jordan sipas një marrëveshjeje që thuhet se kap një shumë me shtatë shifra. Por nuk është kaq fikse, argumenton Emezi. “Ju prapëseprapë nuk do të shihni shkrimtarë jogjinorë me ngjyrë ose trans që fitojnë çmime, sepse puna jonë nuk vlerësohet në bazë të meritës.

Njerëzit fokusohen më shumë në gjëra të tjera rreth nesh, sesa në punën tonë. Kjo është një çështje e pakëndshme për mua”. Emezi më pas përfshihet butësisht në një diskutim të ulët në Twitter me autoren e nderuar nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie, i cili nisi në vitin 2021. Emezi e akuzoi Adichie se ishte transfobike, dhe Adichie kishte bërë një kritikë disi të kamufluar kundër Emezit nëpërmjet një letre të hapur. Kjo, thotë Emezi, shkaktoi një ortek mesazhesh abuzive në internet.

Megjithatë, sot Emezi qesh dhe e ndryshon menjëherë bisedën për të folur për gjëra të tjera, për shkrimin kompulsiv, kopshtin për të cilin kujdeset. Ekziston përsëri ai gëzim, i cili na bën të përpiqemi në mënyrë të dëshpëruar, duke na ngacmuar dhe kujtuar, që kurrë të mos gjykojmë askënd vetëm në momentet e tyre më të këqija. Më pas, ata më befasojnë sërish: “Dua të them, gjithmonë kam dashur të shkruaj një roman fantazie; jam përpjekur për vite me radhë, por librat e mi vazhdojnë... të marrin një rrjedhë tjetër”. Por në çfarëdo që të shndërrohen, për suksesin e vet, Akwaeke Emezi pa dyshim ndjen krenari për veten.

Marie-Claire Chappet është gazetare e arteve dhe kulturës që jeton në Londër dhe redaktore kontribuuese në Harper’s Bazaar

Tjera nga autori:
1