Si e realizoi Michael Jackson animin e famshëm antigravitacional? Tre neurokirurgë (dhe adhurues të MJ) analizojnë dinamikën.

<b></b> Shkencëtarët: Edhe me këpucët e Jackson-it, s'do të mund ta sfidonit gravitetin siç e sfidon ai

Shkencëtarët: Edhe me këpucët e Jackson-it, s'do të mund ta sfidonit gravitetin siç e sfidon ai

07.06.2022 15:12

Michael Jackson ishte një nga njerëzit më të jashtëzakonshëm në histori, miti rreth të cilit vazhdon të rritet pas vdekjes së tij. Si një hero i vërtetë kulturor, legjenda për të mbetet e gjallë nga historia dhe videot e ndryshme të të bëmave të pabesueshme të tij.

Ai mundi të këndonte dhe kërcente në një mënyrë që askush tjetër nuk mundi.

Një aspekt i tillë i paimitueshëm i personalitetit artistik të Jackson ishte ‘ecja e tij në hënë’, një rrëshqitje e çuditshme nëpër dysheme, ndërsa një tjetër bëmë e papërsëritshme ishte një tendosje që sfidonte gravitetin, që u shfaq për herë të parë në videon e këngës "Smooth Criminal" në vitin 1988.

Tani, një grup shkencëtarësh dhe fansash të Michael Jackson publikuan një artikull në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegonin animin e pabesueshëm 45 gradë që u bë duke mbajtur shpinën drejt dhe këmbët të sheshta në dysheme. Sigurisht, ky nuk është kërkimi më transformues, por megjithatë është shumë kurioz.

Shkencëtarët thonë se Michael po "mashtronte". Thjesht është e pamundur nga ana njerëzore të arrihet një diçka e tillë.

Neurokirurgu Dr. Nishant Yagnick, e përmblodhi atë me këtë troç fjalësh:

"Nuk është mundur fizikisht ta bësh atë," tha Yagnick për CNN. "Ai po ‘mashtronte’ gravitetin."

Kolegu i tij, Dr. Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse nuk mund të bëhet kjo, duke e atribuar faktin se përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të arrihet – pa rënë me fytyrë për toke, duke shtuar: “Unë u përpoqa ta bëja dhe rashë.”

Kjo ndodh sepse nëse ju përkuleni kaq shumë, muskujt e kyçeve të këmbës përpiqen të mbajnë gjithë peshën tuaj – në vend të muskujve erektor spinae që qëndrojnë paralelisht me rruazat e kurrizit tuaj. Ata "veprojnë si kabllo", shpjeguan shkencëtarët, dhe mund ta mbështesin trupin shumë më mirë.

E muskujt e këmbëve tua?
- Jo aq shumë!

Pra, si e bëri Michael Jackson këtë?
- Me këpucë të posaçme!

Një patentë e paraqitur nga Michael Jackson, Michael Bush dhe Dennis Thompkins në vitin 1993 parashtronte detajet se si funksiononin këto këpucë të veçanta.
“Këpucët përmbanin ‘një ‘fole’ për thembra – të projektuara posaçërisht, të cilat mund të ndahen në mënyrë të shkëputur". Secila këpucë kishte gjithashtu një goditës (si gozhdë) që dilte nga sipërfaqja e saj, e cila arrihej "thjesht duke rrëshqitur këmbën e mbajtësit të këpucëve përpara, duke u përfshirë në këtë mënyrë me elementin lidhës", u tha Zyra e Patentave të SHBA-së. 

Për më hollësisht:


Si 'dominon' MJ kundrejt personit mesatar: një kombinim i fuqisë së muskujve dhe mekanikës sekrete të këpucëve.
(Image courtesy of Manjul Tripathi)
Megjithatë, edhe me këpucë të tilla mahnitëse, njerëzit e zakonshëm nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që bëri Michael dhe kërcimtarët e tij, theksojnë shkencëtarët.

"Njerëzit e zakonshëm, edhe me këpucë si të Jackson-it, ndoshta nuk mund ta bëjnë këtë," tha Yagnick. "Duhet shumë praktikë për të zhvilluar muskujt e abdominal, barkun dhe muskujt qendrorë të kurrizit – ashtu që ata të marrin forcën për ta bërë atë."

Në fakt, shanset janë që një person i patrajnuar të rrëzohet dhe të lëndohet rëndë. Në Indi, në veçanti, përpjekja për të imituar kërcimin e Jackson-it ka çuar në lëndime.

“Kur Michael Jackson nxori videon dhe më pas e bëri atë live në skena anembanë botës, njerëzit nuk e dinin që ai kishte këtë sistem këpucësh,” tha Yagnick. "Veçanërisht në Indi, ku Michael Jackson është shumë i popullarizuar, shumë njerëz u përpoqën ta kopjojnë atë, dhe disa madje lënduan veten."

Pra, në rast se dëshironi të ndërtoni këpucët e Michael dhe ta provoni këtë në shtëpi - ndoshta nuk duhet.

Thjesht shijojeni atë që MJ e bënë në këtë video të plotë për 'Smooth Criminal'. 

Tjera nga autori:
1