<b>Snoop Dogg</b> ia rrit rrogën mbështjellësit të kyçjeve

Snoop Dogg ia rrit rrogën mbështjellësit të kyçjeve

09.06.2022 17:42

Reperi legjendar, Snopp Dogg, ka thënë se ia ka rritur rrogën mbështjellësit të kyçjeve (cigare me marihuanë) - falë inflacionit.

Reperi, i cili njihet botërisht si konsumues i madh i kanabisit, kishte punësuar një mbështjellës kyçjesh në vitin 2019 që të sigurohej të kishte gjithmonë kyçje të mbështjella në mënyrë perfekte në duar, pasi nuk ka kohë t'i mbështjellë vetë.

Duke folur në 'Howard Stern Show' më 2019, Snoop tha: "Koha. Koha e dreqit është e pakapshme. Kjo është puna e tij, me çka merret. Në rezymenë e tij, shkruhet: 'Çka je me profesion?' 'Jam mbështjellës kyçjesh. M-P-K, mbështjellës profesional i kyçjeve.

"Nëse je i mirë në diçka që kam nevojë, të punësoj."

Entuziasti dhe fansi i mariuanës gjithashtu konfirmoi pagën dhe benefitet e punonjësit të tij, duke thënë: "E ka diku mes 40 mijë dhe 50 mijë dollarëve në vit. Mariuanë falas - të gjitha shpenzimet e paguara. Gjithçka që marr unë, merr edhe ai. Shkoj blej rroba, i blej edhe atij."

Të martën (7 qershor), reperi shfrytëzoi Twitterin për të konfirmuar se mbështjellësi i tij i kyçjeve ka marrë rritje rroge, për shkak të inflacionit. Duke iu përgjigjur një postimi të bërë nga 'UberFacts' që tregonte rrogën e punëtorit të reperit, Snoop shkroi: "Inflacioni. Paga e tyre u rrit!"

Seth Rogen, i cili u paraqit në 'Howard Stern Show" së bashku me Snoop, lavdëroi mbështjellësin e kyçjeve të reperit. Ai tha: "Ai nënq***  është si Lurch nga 'Adams Family'. Ai e di se si të vlerësojë pamjen e fytyrës së dikujt kur duket se duan një kyçje dhe nëse e duket se duan, ai u jep një."

Rogen, poashtu fans i marihuanës, shtoi:

"Kaluan rreth 40 minuta, derisa unë po e shikoja këtë djalosh për të kuptuar çka po bënte. Si një person që pi shumë bar, ai është fascinues.

Sinqerisht, koha që shpenzoj duke mbështjellur kyçje, mund t'ia vlejë ta punësoj dikë për ta kryer këtë punë."

Snoop nuk është reperi i vetëm që ka punësuar mbështjellës profesionist të kyçjeve. Më 2014, u raportua se Waka Flocka Flame punësoi një mbështjellës kyçjesh me pagë prej 50 mijë dollarëve. 

Në konkursin e hapur për këtë punë ishin paraqitur më shumë se 60 mijë aplikues. 

Tjera nga autori:
1