E shara sjellë dobi, po si?

<b></b> Studim: Pse të sharat na bëjnë të ndihemi ‘më të fuqishëm’?

Studim: Pse të sharat na bëjnë të ndihemi ‘më të fuqishëm’?

14.05.2022 13:59

Edhe pse pothuajse të gjithëve na kanë thënë prindërit të mos përdorim gjuhë profane, është botërisht e ditur që shumica prej nesh e bëjmë këtë, e për ironi – këtë e bëjnë edhe prindërit tanë.

Megjithatë, një koleksion hulumtimesh tregon se përdorimi i fjalëve ‘të pista’ mund të ofrojë disa përfitime befasuese. Shikuar nga aspekti social, sharjet kanë treguar se e rrisin efikasitetin dhe bindshmërinë e folësit.

Fjalimet blasfemuese gjithashtu mund t’i bëjnë njerëzit të duken më të vërtetë dhe më të besueshëm.

Edhe më intriguese, gjuha e pistë mund të sjellë madje përfitime fizike. Gjatë studimeve të shumta, Richard Stephens, një lektor i lartë i psikologjisë në Universitetin e Keele, tregoi se sharjet zbehin perceptimin e dhimbjes fizike dhe rrisin forcën.

Në eksperimentet e tij, të cilat janë përsëritur shumë herë, Keele u kërkoi subjekteve të zhysin duart e tyrë në ujë të ftohtë – për aq kohë sa ata mund të duronin, ndërkohë të thonin ndonjë të sharë të zgjedhur apo ndonjë fjalë fyese të sajuar. Në rastet kur pjesëmarrësit përdornin sharje ‘të rënda’ ata ishin në gjendje t’i mbanin duart e tyre në ujë për 33% më gjatë, dhe raportuan se iu desh më shumë kohë të ndjenin dhimbjen.

Është interesante se fjalët e fyese të sajuara nuk arritën të prodhonin ndonjë efekt analgjezik. Keele gjithashtu i kërkoi subjekteve të lëvizin në mënyrë ciklike, pra, aq sa të mundnin të mbanin pozicione të njëjta – të përsëritura, ose të shtrëngonin një dinamometër dore me aq forcë sa kishin – në mënyrë që të arrinin t’ua masnin forcën që ushtronin, ndërkohë të mallkonin ose të përdornin fjalë ‘neutrale’ me një zë të qetë. Gjatë kohës që ata mallkonin performanca e tyre fizike rritej nga 5 deri në 10%.

Por, pse të sharit rritë aftësinë fizike?

Kjo mund të jetë psikologjike

Një shpjegim i qartë të cilin Stephens e dha ishte se përdorimi i gjuhës së pistë dhe ‘të ashpër’ na emocionin, ndoshta për shkak të ‘thyerjes së tabusë’ kulturore. Mirëpo, nuk u hetua ndonjë ndryshim i matshëm në sistemin kardiovaskular apo në sistemin nervor; pra, nuk pati ndryshme në rrahjet e zemrës, përcjellshmërinë e lëkurës apo shtypjen e gjakut.

“Mund të jetë ajo se ne gjatë të sharës e shpërqendrojmë veten, duke ulur kështu perceptimin tonë për dhimbjen.” shkroi Stephens në një artikull, bashkëautor i të cilit ishte edhe profesori i asocuar i Universitetit Samfoed – Nick Washmuth.

“Është e mundur që shpërqendrimi i shkaktuar nga të sharat të ketë prodhuar përformancë më të mirë gjatë ‘detyrave’ të dhëna, duke e bërë të mundur arritjen e rezultateve më të larta.”

Sharjet kanë efekte psikologjikisht çliruese, duke mundësuar që në mënyrë të pavetëdijshme të kalojmë barrierat e rrënjosura fiziologjike. Në fund të fundit, çdo atlet e di që lodhja sa është fizike, po aq, mund të jetë edhe psiqike.

Stephens dhe Washmuth në një publikim së fundi shkruan “Këshillohet të përdorni të shara si përgjigje ndaj goditjes aksidentale të kokës. Të sharat që u përdorën nga subjektet në hulumtim treguan efekte pozitive.”

Dyshja sugjeroi që terapistët fizikë mund t’u rekomandojnë pacientëve të tyrë të shajnë – ndërkohë që përpiqen të kapërcejnë barrierat e tyre fizike dhe mendore në rrugën drejt rikuperimit nga lendimet. Megjithatë, ata paralajmëruan që kjo teknikë jokonvencionale duhet të provohet vetëm në sitatat kur klienti dhe klinicisti veçse kanë krijuar një marrëdhënie të fortë, ngase në fund të fundit – sharja shpeshherë konsiderohet si sjellje e pahijshme.

Tjera nga autori:
1