Studimi i ri gjeti se rritja e nivelit të ozonit po ndikon në aftësinë e oqeaneve për të thithur nxehtësinë e tepërt nga atmosfera, gjë që ndikon drejtpërdrejt në degradimin e klimës në Tokë.

<b></b> Studim: Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse rritja e nivelit të ozonit nuk parandalohet, pasojat do të jenë fatale

Studim: Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse rritja e nivelit të ozonit nuk parandalohet, pasojat do të jenë fatale

10.05.2022 11:31

Gjatë gjysmës së dytë të shekulli të njëzetë ozoni atmosferik ka pësuar ndryshime të dukshme. Efektet e këtyre ndryshimeve në nxehtësinë e oqeaneve kanë qenë të paqarta, por studimi i fundit ka gjetur ndikimin e kësaj.

Një studim i ri nga Universiteti i Reading sugjeron se ozoni mund të jetë duke dobësuar një nga mekanizmat më të rëndësishëm të ftohjes së Tokës. Shkencëtarët zbuluan se ndryshimet në nivelet e ozonit si në stratosferë ashtu edhe në troposferë kontribuan në ngrohjen e brendshme të Oqeanit Jugor (Antartik).

Ai është përgjegjës për pothuajse një të tretën e ngrohjes së oqeanit që kufizon Antarktidën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Ngrohja e madhe dhe e shpejtë në Oqeanin Jugor ndikon në rolin e tij si një nga zonat kryesore për të thithur nxehtësinë e tepërt ndërsa ngrohet.

Dr. Michaela Hegglin, një profesoreshë e asociuar për kiminë atmosferike dhe një nga autorët e studimit, tha: “Ozoni afër sipërfaqes së Tokës është i dëmshëm për njerëzit dhe mjedisin, por ky studim zbulon se ai gjithashtu ka një ndikim të madh në aftësinë e oqeanit për të përthithur nxehtësinë e tepërt nga atmosfera.”

"Këto gjetje janë një shenjë e rëndësishme që duhet t’i kushtojnë vëmendje rëndësisë së rregullimit të ndotjes së ajrit për të parandaluar rritjen e niveleve të ozonit dhe rritjen e temperaturave globale."

Duke përdorur modelet e veçanta, shkencëtarët simuluan ndryshimet në nivelet e ozonit në atmosferën e sipërme dhe të poshtme mes viteve 1955 dhe 2000. Ata i izoluan ato nga ndikimet e tjera dhe rritën kuptimin e dobët aktualisht të ndikimit të tyre në marrjen e nxehtësisë në Oqeanin Jugor.

Ulja e nivelit të ozonit në pjesën e sipërme të atmosferës dhe rritja e nvielit të tij në atmosferën e poshtme – çojnë ngrohjen fillimisht në 2 km të sipërme të ujërave të oqeanit në gjerësi të larta gjeografike nga rritja e përgjithshme e gazit serrë.

Rritja e ozonit në atmosferën e poshtme shkaktoi 60% të rritjes së nivelit të ozonit të përgjithshëm.

Hegglin tha, "Kjo ishte befasuese sepse rritja e ozonit troposferik mendohet kryesisht si një ‘shtytës’ i rritjes së nxehtësisë në hemisferën veriore, pasi aty ndodh ndotja kryesore."

“Ne e dimë se pakësimi i nivëlit të ozonit në atmosferë ka ndikuar në klimën sipërfaqësore në hemisferën jugore. Hulumtimi ynë ka treguar se rritja e ozonit në atmosferën e poshtme për shkak të ndotjes së ajrit, e cila ndodh kryesisht në hemisferën veriore dhe 'rrjedh' në hemisferën jugore, është një problem shumë serioz.”

"Megjithatë, ka shpresë për të gjetur zgjidhje dhe suksesi varet nga Protokolli i Montrealit, posaçërisht ulja e përdorimit të CFC-së tregon se veprimi ndërkombëtar është i mundur për të parandaluar dëmtimin e planetit." – përfundon ajo.

Tjera nga autori:
1