<b></b> Unum çel sezonën e festivaleve në bregdetin shqiptar

Unum çel sezonën e festivaleve në bregdetin shqiptar

26.05.2022 17:46

Qershori është muaji në të cilin nisin të mbahen disa prej festivaleve të njohura  në bregdetin e Shqipërisë. Ato do të mbahen në vijën e gjatë bregdetare, dhe në vijën bregdetare më të afërt për kosovarët, te Rana e Hedhun në Shëngjin, më 1 qershor do të nisë festivali i parë i kësaj vere, Unum Festival. Kësisioj, festivali i organizuar nga kosovarët do të nisë sezonën e festivaleve me një program 6-ditor të mbushur me muzikë elektronike.

Pandemia e Covid-19 kishte bërë që edicioni i dytë i këtij festivali të mos mbahej në të njëjtën kohë. Vitin e kaluar, Unum ishte bërë festivali i parë në Evropë që kishte nisur të mbahej pas heqjes së masave anti-covid.

“Mbi 14 mijë turistë vërshuan vitin e kaluar festivalin tonë”, thotë Ardin Badiviku nga “Unum Festival”.

Por këtë vit Pandemia është harruar.

“Këtë vit pandemia nuk do të ndikojë fare në organizim të festivalit, duke pasur parasysh që të gjitha masat janë hequr, edhe ato brenda Shqipërisë edhe ato të udhëtimit për në Shqipëri. Presim numër më të madh të turistëve”, thotë Badiuku.

Kur Nacionale i kërkoi ta shpjegonte me një fjali këtë edicion, ai bëhet pak poetik, dhe me të drejtë, sepse bëhet fjalë për deti e muzikë.

“Slogani jonë është “Të bëhemi një” të gjithë në një vend, në një mal të bukur, pisha deti, zalli dhe muzikë të përzgjedhur nga DJ-të më të mirë të momentit”, thotë ai.

Seth Troxler, Shimza, Paco Osuna, Ilario Alicante, Butch, Traumer, Sonja, Raresh janë disa prej Dj-ve më të mirë që të performojnë në Unum.

Badiviku është i bindur për një edicion fantastik duke përmendur faktin se bregdeti shqiptar është bërë edhe një destinacion atraktiv për festivale ndërkombëtare.

“Volumi i këtyre ngjarjeve pritet të shtohet”, thotë ai. Badiviku thotë se shteti shqiptar po u ndihmon që të organizojnë sa më mirë edhe nga ana logjistike festivalin, megjithatë sfidat e gjetjes së parave për të ftuar sa më yje të muzikës elektronike vazhdon.

Tjera nga autori:
1