Vogue shkruan për pop-yllin kosovar: Kjo është në të vërtetë Dua Lipa - NACIONALE

Vogue shkruan për pop-yllin kosovar: Kjo është në të vërtetë Dua Lipa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbase frymëzuar nga vizita e saj në Johnson Space Center në fillim të kësaj jave, Dua Lipa shfaqet në Teksas – në atë që mund të përshkruhet vetëm si pikëtakim astronautësh. Këngëtarja kosovaro-britanike ka veshur pantollona Courreges me ngjyrë argjenti të ndezur, që duken si kostume hapësinore, dhe ka vënë një palë vathë diamanti Eera – që do mund të ishin të nevojshëm nëse Stacioni Nërkombëtar Hapësinor do të transmetonte radion “Houston, kemi një problem” në Mission Control.

Houston është një prëj 28 ndalesave të Dua-s në turneun e saj botëror në SHBA, i cili u shty tri herë radhazi brenda këtij viti, por më në fund filloi.

Hapësira – ndjesia e universales, vie si një metaforë për atë që ajo shpreson ta arrijë me muzikën e saj, shpjegon Dua. “Secili i ka imazhet e veta të spirtualitetit,” thotë ajo. “Ndonjëherë kur flet për të – mund të tingëllojë e rëndomtë. Por për mua, Zot është ajo ti jap dhe pastaj e merr. Përmes muzikës time po përpiqem t’i bashkojë njerëzit dhe të sjelli dritë, e dini? Ka diçka hyjnore që shprehet në ato këngë që i bëjnë njerëzit të ndihen të vlefshëm ose të kuptuar.”

Të bashkosh njerëzit me muzikë, vallëzim dhe patinazh – është pikërisht ajo që dua Dua e arrin në turneun për albumin e saj të dytë. Shfaqja e saj 90 minutëshe është një festë ditëlindje me temë disko për të rriturit. Lista e seteve bazohet pothuajse terësisht në vazllëzimin Future Nostalgia, që në mënyrë të rastësishme u publikua në muajin mars të vitit 2022. Megjithatë, vonesa dy vjeçare që nga promovimi i albumit te mbajtja e turneut - duket vetëm se e nxiti atmosferën e festës.

“Nuk arrita të shoh reagimin e njerëzve ndaj albumit në jetën reale,” tha ajo. “Pra, të jesh në turne dhe të shohesh trumat e njerëzve është sikur, oh, ishte një album i jashtëzakonshëm. Jam vërtet shumë e emocionuar kur i shoh njerëzit që bashkohen si një kolektiv.”

Rrugëtimi i Duas tregon se sa larg ka arritur 26 – vjeçarja si performuese dhe tregon me krenari që aftësitë e saj për të vallëzuar janë përmirësuar, ku gjithçka – nga swing në tango deri te kërcimi ka mësuar nga koreografja Charm La’Donna, një ish kërcimtare rezervë e Madonna-s, e cila ka punuar edhe për Selena Gomez dhe Kendrick Lamar. Nga një Dua e turpshme, që pak vite më parë ishte bërë virale tallja me të në TikTok, tani në performuese e “Don’t Start Now” që shpërblehet me duartrokitje të panumërta.




“Gjithçka që kam dashur në jetën time kishtë të bëntë me muzikën,” thotë Dua. “Qëllimi im ishte që muzika të jetë aq e mirë, ashtu që njerëzit të flasin për të, më shumë se për çdo gjë tjetër. Por, nëse nuk jeni pop yll – i trajnuar në ‘çerdhen’ e yjeve për plot pesë vite të jetës, para se të dilni në skenë për herë të parë, qoftë një hap i gabuar, një lëvizje e gabuar, apo një kërcim duket që nuk shkon – të mirret për të keq dhe përdoret kundër jush. Ishte shumë e vështirë për mua.”

“Të gjitha shoqet e mia kishin të dashur para meje,” kujton ajo. “Askush nuk më ka dashuruar! Çdo vajzë ishte më e zhvilluar. Unë isha si ‘djall’, nuk e kisha idenë nëse do të rritesha ndonjëherë.”
Në moshën 18 vjeçare, Dua u rrit në mënyrë ‘dramatike’, dhe si duket edhe vitin e kaluar, pra, në moshën 25-vjeçare – ajo shtoi edhe një centimetër më shumë.

Dua, emri i së cilës në shqip ka kuptim “dashuroj”, shquhet jo vetëm për pamjen e saj fizike por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur të përdor fuqinë e saj. Pavarësisht dominimit të saj nëpër top lista, Dua si natyrë nuk është konkurruese, gjë të cilën ajo ia atribuon të qenit nga një komunitet i vogël. “Ata më kanë dhënë shumë. Ata besuan në mua para çdokujt tjetër. Andaj unë dua të ju ndihmoj njerëzve tjerë të arrijnë ato që duan, sa herë të kem një mundësi të tillë”, thotë ajo.

Në fillim të turneut të saj në shkurt, ajo zbuloi për Service95, një bulletin abonimi me fokus në zëra krijues dhe aktivistë globalë, si dhe një podcast të quajtur At Your Service, ku Dua e ka dëshmuar që është e aftë si intervistuese, pavarësisht se a po flet me Elton John-in, me të cilin së fundmi pati një bashkëpunim për hitin e tyre të famshëm “Cold Heart”, apo me ndonjë laureate të Nobelit për Paqe – siç është Nadia Murad.

(Service95 është emëruar sipas dëshirës së Duas, nën kërkesën për të qenë “në shërbim” të muzikës, plus viti i saj i lindjes).

Para se Dua ta kishte pjesë të podkastit të saj Muradin, ajo u takua me aktivisten 29-vjeçare vjeshtën e kaluar, në DC – ku Murad po ndjek studimet për sociologji në Universitetin Amerikan, ndërkohë që drejton Iniciativën e Nadias, një organizatë jofitimprurëse që i ndihmon të mbijetuarit e dhunës seksuale në zonat e konfliktit. Murad u rrëmbye nga ISIS në vitin 2014 dhe u shit si skllave seksi para se të arrinte të arratisej. Një nga projektet që mbikëqyr grupi i saj është hartimi i Kodit të Muradit, një udhëzues për qeveritë, gazëtarët dhe organet e tjera hetimore për të krijuar ligjet e duhura që mundësojnë dokumentimin e dhunës seksuale për të ndërvepruar me të mbijetuarit.

“Dua më shihte si të mbijetuar, e jo si viktimë. Ajo tregoi se e dinte ndryshimin në gjuhën që përdorte,” - tha Murad përmes Zoom-it duke shtuar se “Fjala viktimë, dhe stigma që vjen me të, i është mveshur gjithmonë grave. Burrat janë të mbijetuar, megjithatë, sepse ata luftuan. Por ne gjithashtu luftuam.”

Përafërsisht 6000 gra dhe fëmijë nga komuniteti Yazidi – një pakicë etno-fetare në Irak, u rrëmbyen nga ISIS-i dhe pothuajse gjysma e tyre mbeten të zhdukur.

”Duke qenë në Britani të Madhe, si një e mbijetuar – e kam shumë të vështirë. Kur jam në makinë me dikë, dhe dikush sillet disi si me inat, unë vetëm ulë shikimin dhe them në vete “Mos. Ti s’e di as kush është ai njeri. Çka nëse ai ka armë me vete?” Dhe e di që gati gjysma e njerëzve të komunitetit tim kanë një traumë të tillë.”

Shmangia e dhunës është pikërisht ajo që bënë prindërit e Duas, Dukagjini dhe Anesa, në vitin 1992 kur ata u larguan nga Prishtina, si pjesë e një eksodi të rreth një milion shqipëtarëve nga rajoni, gjatë persekutimit sistematik të shumicës etnike të Kosovës nga Slobodan Milosheviqi. Ata u deshë të ndërprenin studimet e tyre në stomatologji dhe të shpërnguleshin në Londër, ku gjetën punë në një pijetore të quajtur The Globe Tavern, e cila ndodhej përballë banesës së tyre. Çifti u martua një vit më vonë, në mars të vitit 1995 dhe ceremoninë e martesës e mbajtën në po atë pijetore. Dua lindi ca muaj më vonë.

Motra e Duas, Rina dhe vëllau i saj – Gjini, të cilët Dua i quan “bebet” e saja, patën diçka për të thënë. Rina, një aktore e cila jeton në Londër, thotë: “Dua është është kopja e babait. Identike. Ata kanë etikë të ngjashme pune dhe ndajnë të njëjtën dashuri për muzikën.” – Dukagjini ishte anëtar i një grupi rock – Oda, në të 20-tat e tij. “Nëna jonë është shumë e orientuar kah familja dhe gjithmonë thotë “Kujdesu për motrën dhe vëllaun!” e kjo është pikërisht ajo që bëri Dua, ajo u kujdes për neve.”

Dukagjini mori një diplomë biznesi dhe u kthye bashkë me familjen në Kosovë, kur Dua ishte 11 vjeç. Brenda natës, Dua u shndërrua nga vajza shqiptare që donte të quhej "Amber", në vajzën angleze që fliste shqip me një theks anglish. Ky kthim në Prishtinë farkëtoi një kuptim të identitetit të saj të dyfishtë. "Dëgjimi i historive të hallave të mia 'dhe gjyshes sime dhe miqve' për humbjen e baballarëve, vëllezërve të tyre, të tërhequr zvarrë nga shtëpitë e tyre në Kosovë — gjërat që u ndodhën atyre më tronditën deri në palcë," kujton ajo.

Ndarja e asaj që ajo do me audiencën është një zakon i vjetër që i përket ditëve studentore të Duas, kur ajo u kthye në Londër e vetme, në moshën 15-vjeçare, duke jetuar me një mik të familjes ndërsa ishte regjistruar në Parlamentin Hill, një shkollë e mesme vajzash në Camden. "Unë do të shkruaja për atë që bëja pas shkollës, çfarë smoothie po bëja ose çfarë bluzeje bleva nga Topshop kur Topshop ekzistonte ende," kujton ajo. Instagrami tani shërben si Dua Daily 2.0, ku 82 milionë ndjekës ndjekin ardhjet dhe ikjet e saj, megjithëse moda e rrugës në rininë e saj është zëvendësuar nga etiketat luksoze si Coperni dhe Marine Serre.

Dhe ajo që Dua dëshiron tani është Dua. Beqare dhe e kënaqur që është e tillë, thotë ajo, “Kapitulli tjetër i jetës sime ka të bëjë me të qenit vërtet mirë me të qenit vetëm”.

Për pjesën e dytë të Service95, ajo doli në një takim në Cosme të New York-ut dhe shkroi për të. "Disa njerëz në internet thanë: "Oh, Dua doli për darkë vetë, bla bla, unë e bëj këtë gjatë gjithë kohës." Dhe mendoj se është e mahnitshme nëse e bën atë gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni kaq të sigurt. Por ishte një hap i madh për mua. Isha nervoz - si, çfarë do të bëj? Nuk dua të 'rri' në telefonin tim.” Aventura e saj e ardhshme e planifikuar solo është të shkojë në kinema. "Dua të di se mund të jem aty për veten time, e dini?"

"Po," përgjigjem.

- "Ajo nuk ka një..."

- "Të dashur..." thotë Dua, dhe pastaj vazhdon "E vërtetë, as s'dua ta kem..., Jam mirë kështu" - përfundoi ajo.

Lajme të ngjashme