Çka ndodh me trurin e astronautëve pas udhëtimeve të gjata hapësinore? - NACIONALE

Çka ndodh me trurin e astronautëve pas udhëtimeve të gjata hapësinore?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në vitin 2015, NASA publikoi një raport prej 152 faqesh që zbuloi një histori të gjatë të astronautëve që operonin anije kozmike dhe ishin dëmtuar. Ky dëmtim erdhi si rezultat i mungesës së ndikimit gravitacional.

Kalimi i periudhave të gjata në një mjedis mikrograviteti shkakton ndryshime në organizimin e trurit, sipas studimeve të mëparshme neurologjike të kryera me udhëtarët e hapësirës. Megjithatë, është sfiduese për studiuesit që t'i lidhin këto ndryshime me dëmtime ose simptoma specifike – kryesisht sepse shumë pak njerëz kanë qenë në hapësirë për periudha të gjata, që do të thotë se të dhënat janë të pakta.

Një grup shkencëtarësh amerikanë, evropianë dhe rusë – kohët e fundit arritën ta kapërcenin këtë sfidë duke mbledhur të dhëna nga homologët e tyre që udhëtojnë në hapësirë. Sipas studimit të tyre, të gjithë astronautët – amerikanë, evropianë dhe rusë – shfaqën ndryshime të ngjashme të trurit pas kthimit nga hapësira. Megjithatë, kishte një ndryshim të dukshëm kur bëhej fjalë për amerikanët.

Astronautët amerikanë, të cilët kanë një metodë të ndryshme kundërmasash të mikrogravitetit, kishin një rajon të zgjeruar të trurit që shoqërohej me probleme të shikimit.

Edhe astronautët e hershëm raportuan simptoma neurologjike

Kur njerëzit filluan të udhëtonin në hapësirë, kishte pak konsideratë se si largimi nga Toka mund të ndikojë në sistemin biologjik. Në fakt, menaxhmenti i hershëm i NASA-s e konsideroi udhëtimin në hapësirë si një shkencë të inxhinierisë dhe fizikës, ku biologjia nuk kishte vend.

Megjithatë, shumë nga astronautët e hershëm raportuan simptoma – më së shumti, sëmundjen motorike. Për shumicën e njerëzve, sëmundja motorike është normale, veçanërisht nëse ata ishin duke ‘notuar’ në hapësirë. Astronautët, megjithatë, janë të kushtëzuar në mënyrë specifike për të qenë imun ndaj sëmundjes së lëvizjes. Në fillim këtyre simptomave i’u kushtua pak vëmenndje. Por kur astronautët filluan të shpenzonin kohë më gjatë në hapësirë dhe të eksploronin sipërfaqen hënore, ata raportuan simptoma më alarmante.

Sipas raportit të NASA-s të vitit 2015, astronautët që kaluan periudha të gjata në hapësirë hasen në probleme të kontrollit motorik dhe dëmtim të shikimit, asnjëra prej të cilave nuk do duhej t’i ndodhte individëve që përdorin pajisje miliarda dollarëshe në punën e tyre.

Një dëmtim veçanërisht i zakonshëm i shikimit, i njohur si sindroma neuro-okulare - e lidhur me fluturimet në hapësirë (SANS), prek deri në 70% të astronautëve të NASA-s që i nënshtrohen misioneve me kohëzgjatje të gjatë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Këto simptoma tregonin ndryshime neurologjike, andaj u bë më e zakonshme që astronautët t'i nënshtroheshin MRI-ve para dhe pas misioneve.

Skanime të tilla të trurit zbuluan ndryshime të rëndësishme strukturore. Grupi i studiuesve ndërkombëtarë u përpoq të përcaktonte nëse këto ndryshime në tru janë të lidhura me SANS. Donna Roberts, një neuroradiologe në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, e cila ndihmoi në udhëheqjen e studimit, shpjegoi në një deklaratë për shtyp:

“Duke i bashkuar të gjitha të dhënat tona, ne kemi një numër më të madh subjektesh. Kjo është e rëndësishme kur bëni këtë lloj studimi. Kur jeni duke kërkuar për rëndësinë statistikore, duhet të keni një numër më të madh lëndësh.”

Hapësira perivaskulare e zgjeruar e lidhur me dëmtimin e shikimit

Studimi u fokusua në 24 amerikanë, 13 rusë dhe një numër të vogël, të paspecifikuar astronautësh nga ESA. Studiuesit mblodhën skanime MRI të trurit të astronautëve para dhe pasi ata kaluan gjashtë muaj në ISS (vetëm 256 njerëz kanë vizituar stacionin hapësinor).

Pasi ishin në hapësirë, të gjithë udhëtarët hapësinorë shfaqën ndryshime të ngjashme të trurit: grumbullim i lëngut cerebrospinal dhe zvogëlim i hapësirës midis trurit dhe membranës përreth në majë të kokës. Amerikanët, megjithatë, kishin më shumë zmadhim në rajonet e trurit që shërbejnë si sistem pastrimi gjatë gjumit, p.sh. hapësira perivaskulare (PVS).

Kur studiuesit konsultuan të dhënat oftalmologjike të astronautëve, ata zbuluan se tetë prej tyre (33.3%) zhvilluan SANS, dhe PVS e atyre individëve ishte më e madhe se e atyre që nuk ishin prekur. Kjo sugjeroi që një PVS e zgjeruar është e lidhur me zhvillimin e SANS.

Astronautët rusë nuk shfaqën PVS të zgjeruar, duke sugjeruar se mund të ketë dallime në protokoll që janë neuro-mbrojtëse. Një shpjegim i dhënë nga studiuesit është dallimet në përdorimin e kundërmasave dhe regjimeve të stërvitjes me rezistencë të lartë, të cilat mund të ndikojnë në rishpërndarjen e lëngjeve të trurit.

“Edhe pse efektet e kundërmasave dhe regjimeve të ushtrimeve me rezistencë të lartë në tru gjatë fluturimit në hapësirë janë të panjohura, ato mund të shpjegojnë pjesërisht ndryshmimet WM-PVS të zbuluara tek astronautët dhe kozmonautët. Nuk mund të përjashtojmë që faktorë të tjerë (p.sh. dieta) mund të luajnë një rol në këtë ndryshim”, shkruan autorët.

Lajme të ngjashme