Çka nëse Muji i këngëve kreshnike do të jetonte sot, me shumë para dhe pushtet? - NACIONALE

Çka nëse Muji i këngëve kreshnike do të jetonte sot, me shumë para dhe pushtet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muji është një karakter mitik i këngëve të ciklit të kreshnikëve, që personifikon të fortit. Sigurisht i keni dëgjuar për historitë e tij të lavdishme, sidomos ajo që e lëvizë gurin më të madh në mal. Nëse keni dëgjuar për Mujin, sigurisht e dini për djalin e tij Omerin.

Por në romanin më të ri të autorit Adil Olluri, “Vdekja e Omerit”, Muji personfikon një personazh me plot fuqi, plot para dhe i pangopur me asnjërën. Muji në këtë roman që u promovua gjatë së premtës në Panairin e Librit në Prishtinë, nga shtëpia botuese “Onufri”, është një personfikim i një njeriu të pushtetshëm e të pasur por me rreth kriminal që jeton në Kosovën e tanishme. Ai nuk e lëviz asnjë gurë përnjemend në formë fizike, por për shkak të fuqisë së tij, nuk lë gurë pa lëvizë për të mirëmbajtur pushtetin. Ndërsa Omeri është djali i tij, që paguan të gjitha çmimet e babait të tij të fuqishëm dhe krimiinal. Për këtë arsye Olluri edhe e ka mbytur Omerin në librin e tij. Pikërisht vdekja e tij, apo më saktësisht, arsyeja e vdekjes së tij, është kryetema e romanit.

Në këtë roman personazhet bëjnë monologje, dhe krejt pak dialogojnë, siç është edhe shoqërija jonë, që jemi më shumë shoqëri e monologjeve sesa e dialogeve”, tha Olluri në promovim të librit.

Fabula e romanit është e thjeshtë: vritet një ri vritet dhe nisë diskutimi për të. Ka shumë fjalë, shumë histeri kolektive ashtu siç ndodhë shumë shpesh tek ne”, shtoi Olluri. Në roman, nuk tregohet arsyeja e vrasjes, dhe kjo është bërë me qëllim.

Kjo është njëra ndër arsyet pse edhe ky roman sipas Blerina Rogova-Gaxha vlen shumë.

Ky është një titull simbolik, sepse në roman, vdekja lihet në sfond të dytë, duke u vendosur në sfond të parë arsyet e saja. Ky rrëfim është një protests ndaj realitetit të sotëm”, tha ajo, teksa rekomandoi që libri të lexohet si një pikëpamje e realitetit të sotëm.

Lajme të ngjashme