E konfirmuar: Universi po vdes - NACIONALE

E konfirmuar: Universi po vdes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkencëtarët kanë gjurmuar rrezet gama përgjatë ekstragalaktikës së universit për të kalkuluar krejt dritën e yjeve që është prodhuar ndonjëherë. Për 10.8 miliardë vitet e fundit, prodhimi i yjeve është ngadalësuar. Ekipi hulumtues ka matur të dhënat prej nëntë vitesh nga 729 të universit, blazaret.

Lajmi i mirë është që shkencëtarët besojnë se e kanë kuptuar se sa shumë dritë yjesh universi ka prodhuar që prej Big Bangut (Shpërthimit të Madh që nisi gjithçka). Lajm i keq? Lajm i mirë? Epo, me sa duket prodhimi i yjeve e mbërriti kulmin shumë shumë kohë më parë, dhe prej atëherë, universi ka hyrë në procesin e vdekjes.

Vetëm shtatë yje të reja linden në vit këto kohë. Mund të vazhdoni të punu çaj rusi, megjithatë; ka ende kohë: ende i kemi miliarda vite para se yjet që tashmë ekzistojnë të errësohen dhe të ftohen.

Numërimi i dritës së yjeve

Në shkencë, Kolaboracioni Fermi-LAT publikoi, më 30 nëntor, një histori të dritës së universit. Sa shumë dritë është prodhuar deri tash? 4 x 10 në fuqinë 84 të fotoneve. Që ta themi, kjo bën: 4,000,000,000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000, 000 fotone.

Autori kryesor i studimit, astrofizikani Marco Ajello, ka thënë që ekipi mund të maste krejt sasinë e dritës së yjeve që ishte transmetuar duke përdorur teleskopin Fermi.

Kjo s’është bërë kurrë më herët,” tha ai.

“Shumica e dritës ishte emetuar nga yjet që jetojnë në galaksi. Secili yll që ka ekzistuar ndonjëherë kishte kontribuar në emetim, dhe ne mund ta përdorim që të mësojnë krejt detajet në lidhje me formimin e yjeve dhe evolucionin e galaksisë.” – shtoi më tej.

Çfarë blazari është blazar?

Derisa galaksitë rrotullohen rreth vrimës së zezë supermasive në qendrën e tyre, grimcat që qarkullojnë në horizont zhvillojnë fusha të forta magnetike që nxehin edhe më shumë ato, duke shkaktuar që të emitojnë radiacion në energji shumë të larta. Këto galaksi prodhojnë shumë dritë në qendrën e tyre, dhe ato kanë emrin “bërthamat aktive galaktike” (AGN). Disa AGN janë më të ndritshme se të tjerat prej këtu në tokë. Në fakt nuk janë – por vetëm na duken.

Meterialet që dalin nga këto AGN quhen “blazare”.

Blazaret udhëtojnë gati me shpejtësi drite, dhe brenda tyre ka fotone të rrezeve gama të cilat teleskopi i lartpërmendur është i dizajnuar për t’i detektuar.

Përplasjka në Ekstragalaktikë

Derisa udhëtojnë në hapësirë, fotonet blazare të rrezeve gama përplasen në prapavijën ekstragalaktike të universit (EBL-në), radiacionin e pasmë që prodhohet nga formimi i yjeve.

Ajello dha një shpjegim shumë interesant për rastin:

“Fotonet e rrezeve gama që udhëtojnë përmes mjegullës së dritës së yjeve kanë mundësi më të lartë që të absorbohen. Duke matur se sa fotone janë absorbuar, ne kishim mundësi të masnim se sa e trashë ishte mjegulla, e me këtë të masnim edhe funksionin e kohës, se sa dritë kishte në krejt sferën e gjatësisë së valëve.”

“Është si të ndjekësh ylberin deri në fund dhe të gjesh thesarin. Ja çka gjetëm pra (thesar).”

Sa i përket blazareve, kolumnisti i Nasas Ethan Seigel shkruan si vijon: “Më i afërti vjen te ne vetëm nga 200 milionë vjet më parë; më i largëti e ka dritën që vjen pas një udhëtimi 11.6 miliardë vjeçarë: prej ku është Universi është vetëm 2.2 miliardë vjet.”

Nocioni se universi “po vdes” është për shkak të faktit se prodhimi i yjeve, që po bie, është një reciklues i madh i energjisë, materies dhe elementeve që e “ushqejnë” universin. Mbijetesa jonë varet, thënë bukfalisht, në dritën e yjeve dhe brezin e saj.

Përktheu Nacionale nga Big Think.

Lajme të ngjashme