"House of Cards" për Kevin Spaceyn: Aktori me 4 akuza për sulm seksual ndaj tre burrave - NACIONALE

"House of Cards" për Kevin Spaceyn: Aktori me 4 akuza për sulm seksual ndaj tre burrave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Valës së aktorëve e njerëzve të njohur të ekranit që janë akuzuar për ngacmim, keqsjellje apo sulm seksual, i shtohet edhe aktori i njohur Kevin Spacey. I njohur me rolin e presidentit Frank Underwood në serialin hit të Netflixit, "House of Cards", Kevin Spacey ka katër akuza që rëndojnë mbi të.

Ai akuzohet nga Shërbimi Persekutues i Kurorës në Britani për sulm seksual ndaj 3 burrave, e gjithashtu akuzohet edhe për kryerje të aktit seksual me një person pa aprovimin e këtij të fundit.

Me 4 akuza që, sipas CNN, lidhen me vitet 2005 dhe 2008 në Londër, dhe 2013 në Gloucestershire të Anglisë perëndimore, aktori amerikan do të kalojë nëpër proces gjyqësor për këto akuza.

Kevin Spacey, aktor 62 vjeçar, është edhe fitues i Çmimit OSCAR për aktorin më të mirë në rol kryesor, dhe shumë çmimeve e nderimeve tjera për karrierën e tij kinematografike.

Lajme të ngjashme