"Miliarderët nazistë": një libër për dinastitë biznesore që burojnë nga nazizmi - NACIONALE

"Miliarderët nazistë": një libër për dinastitë biznesore që burojnë nga nazizmi

1 vit më parë

nga NACIONALE

David De Jong në librin e tij të ri “Miliarderët Nazistë”, eksploron historinë e mallkimit të kompanive që kanë refuzuar të shqyrtojnë anën e tyre të ngjarjes së errët me Hitlerin.

Në këtë libër, ai heton se si dinasitë e bizneseve të Gjermanisë bëhen të pasura duke ndihmuar dhe nxitur Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit. Ai gjithashtu shqyrton se si tetë dekada më vonë, ata ende duhet përballur me të kaluarën e tyre katastrofike.

Ish-reporteri për Bloomberg News ekzaminon kompanitë gjermane që zotërojnë prodhimin e birrës dhe të verës, si dhe markat më të famshme amerikane Krispy Kreme dhe Pret A. Manger. Kështu duke hedhur dritë mbi prodhuesit e makinave të udhëhequr nga emra të njohur si BMW dhe Porsche, ata të cilët fuqizuan ekonominë e pasluftës dhe kontribuan, diku rreth një të dhjetën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

De Jong tregon se si ngritja e nazistëve fillimisht u prit me skepticizëm dhe përbuzje nga shumë drejtues biznesi, por disa zbuluan se mund të ishte shumë fitimprurëse. Ferdinand Porsche, e bindi Hitlerin të vinte në prodhim Volkswagen Beetle. Kompania lulëzoi nën djalin e tij, Ferry Porsche, i cili doli vullnetar për SS, u bë oficer dhe projektoi makinën e parë sportive Porsche dhe u rrethua me ish-anëtarë SS në vitet '50 dhe '60.

Pasaniku i çelikut, qymyrit dhe armëve, Friedrich Flick, u dënua në Nuremberg për përdorimin e skllevërve dhe për detyrim në fuqinë punëtore, financimin e SS dhe plaçkitjen e një fabrike çeliku. Por, ai u lirua në vitin 1960 dhe përfundimisht u bë aksioneri kontrollues i Daimler-Benz, atëherë prodhuesi më i madh gjerman i makinave. Deutsche Bank bleu konglomeratin Flick në 1985, duke i kthyer pasardhësit e tij në miliarderë.

Ndoshta askush nuk e përmbledh më mirë argumentin e De Jong-ut sesa Günther Quandt dhe djali i tij Herbert Quandt, anëtarë të partisë naziste dhe partiarkë të familjes që tani dominon BMW Group.

Herbert Quandt kishte përgjegjësinë mbi fabrikat e baterive në Berlin ku punonin mijëra punëtorë të detyruar dhe të skllavëruar, duke përfshirë qindra gra nga kampet e përqendrimit. Ai bleu kompani të vjedhura nga hebrenjtë në Francë dhe përdori robër lufte dhe punëtorë që i detyroi të punonin në pronën e tij private. Ai madje ndërtoi një nënkamp përqendrimi në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Volkswagenët e parë të prodhuar në Gjermaninë Perëndimore, në Bonneberg afër Kerfordit, ishin të parkuar në oborrin e fabrikës. Beetle ia detyron ekzistencën e saj vullnetit të Adolf Hitlerit për të pajisur Rajhun e Tretë me një makinë popullore.

Kur Günther Quandt ishte 37 vjeç, ai u takua dhe u martua me një 17-vjeçare të quajtur Magda Friedländer dhe pati një fëmijë me të. Pas divorcit të tyre, Magda u martua me ministrin nazist të propagandës, Joseph Goebbels, me të cilin vrau gjashtë fëmijët e tyre përpara se të dy të vrisnin veten në vitin 1945.

Pas luftës, Günther Quandt u arrestua për bashkëpunim e dyshimtë me nazistët, vetëm për t'u liruar, pasi pretendoi në mënyrë të rreme se ishte detyruar t'i bashkohej partisë nga Goebbels.

“Günther Quandt bëhet një nga industrialistët më të suksesshëm të Gjermanisë naziste”, tha De Jong, i cili ka raportuar familjet për një dekadë, në një intervistë telefonike nga Palm Springs, Kaliforni.

“Ai ishte tashmë jashtëzakonisht i pasur përpara se Hitleri të merrte pushtetin. Ai e përdor atë në fund të luftës si një mënyrë për të thënë: 'Unë isha viktimë e persekutimit. Unë u persekutova nga Joseph Goebbels dhe nga ish-gruaja ime.”

Herbert Quandt trashëgoi një pasuri të madhe nga babai i tij dhe shpëtoi BMW-në nga falimentimi, duke u bërë aksioneri më i madh i kompanisë. Dy nga fëmijët e tij, Stefan Quandt dhe Susanne Klatten, janë tani familja më e pasur e Gjermanisë, që kanë në kontroll pothuajse shumicën e BMW Group, zotërime të mëdha në industrinë kimike dhe teknologjike dhe një vlerë neto prej rreth 38 miliardë dollarësh.

De Jong, i cili gjeti që anëtarët e familjes nuk ishin të gatshëm të intervistoheshin përveç një trashëgimtari me bazë në Londër, thotë: “Keni BMW dhe Porsche, veçanërisht familjet që i kontrollojnë ato, kryejnë këtë zbardhje ose lënien jashtë historisë ku ata festojnë sukseset e biznesit të themeluesit apo shpëtimtarët e tyre, por lënë jashtë faktin që këta njerëz kryen krime lufte. Kurrë nuk mora një përgjigje, nëse kanë frikë se do të dëmtonte çmimet e fundit apo çmimet e aksioneve të kompanive për të qenë plotësisht transparentë në lidhje me historinë, apo nëse është thjesht sepse e marrin të gjithë identitetin e tyre nga sukseset e baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Duke qenë transparentë në lidhje me ta, është një lloj mohimi i identitetit të tyre. Ndoshta është një kombinim i të dyjave.”

Familjet priren të mbështeten në nocionin gjerman të fajit kolektiv, vazhdon De Jong.

Por është shumë perverse, ku tani keni Fondacionin BMW Herbert Quandt, i cili shërben si model për të frymëzuar udhëheqjet e përgjithëshme në emër të njeriut që po, e shpëtoi BMW-në nga falientimi në 1959, por gjithashtu projektoi, ndërtoi dhe çmontoi nënkampin në Poloninë e pushtuar nga nazistët. Minimalisht ajo që mund të presim nga këto kompani dhe familje është transparenca historike.”

Në librin e tij, De Jong vë në dukje se një përpjekje ndërkombëtare për një transparencë të tillë, dhe llogaritjet e saj shoqëruese. Gjithë kjo ka rrëzuar statujat e gjeneralëve të konfederatave, tregtarëve e skllevërve dhe Christopher Columbus, dhe kanë paralajmëruar ripagëzimin e kolegjeve të emërtuara sipas presidentëve racistë.

Lajme të ngjashme