Podcast me La-fazanin: "Ia nisi lufta pa u kry pandemia", kështu që “Hajde me shuplakë” - NACIONALE

Podcast me La-fazanin: "Ia nisi lufta pa u kry pandemia", kështu që “Hajde me shuplakë”

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Në një parë shkallë pjesë e enterierit në shumicën e sallave të dasmave në Kosov%, e ka gjetur lehtësisht skenografinë perfekte për videoklipin e këngës që është e vendosur në një periudhë kohore ku skenografi të tilla i përkisnin vetëm yjeve që këndonin në videokasetat e produksionit “Labia” e shumë të produksioneve të tjera.

“Kënga dhe videoklipi shtë parodi, por edhe një mirënjohje ose vlerësim i qasaj kohe. Jo veç mas luftes, sepse këto kaseta janë prej të ‘90-ve kanë shërby si argëtim për shumicën prej neve”, thotë Arbër Salihu në Podcast Nacionale.

Në videoklipin e tij, Arbër Salihu që njihet me emrin skenin “La Fazani” - duke bërë një lojë fjalësh mes “llafazanit” dhe “fazani” një shpend i egër i familjes së fazaneve - thumbon në mënyrë perfekte realitetin social politik, kulruro-social dhe medial, në vetëm një strofë:

"LDK Vetëvendosje
PDK t’shtin n’punë dosti
PTK tender bossi
AKP (qyp) zhvendosu
A je anëtar i bordit?
Djali i prokurorit
E pin kafen e Devollit
Pa t’drejtat e punëtorit"

“Hajde me shuplakë”, titullohet kënga, tekstin e së cilës e ka përditësuar gjatë dy viteve duke e sjellë të modifikuar me thumbë për temat më aktuale sikurse Bienalja Manifesta teksa këndon “Money fiesta setra fancy n’galeri” që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe lufta në Ukrainë:”Ia nisi lufta pa u kry pandemija”.

“La Fazani” në këtë podcast flet për nevojën që të flasim sa më sinqerisht përtej rretheve të ngushta duke e satirizuar komunikimin tepër sipërfaqësor që karakterizon debatin publik:

“Moti s'jena pa e moti s'jena ni
Baba ç’a po bon, e nonën qysh e ki?
S’pe di ç’a po han e sa killa i ki…
N’deti a ki shku e a ki mrri m’u nxi?

Ose për nevojën që të flasim brutalisht, disa të vërteta.

“Kur armiku na ka vra e na ka masakru
Na tu e kqyrë Labiën kemi rezistu”

Kur ka ndodhë lufta, ne kemi kërcyer valle. Por ky ka qenë realiteti për mua, dhe për shumë njerëz që i njoh nëpër Prishtinë. Ne nuk kemi qenë të moblizum, shumë pak njerëz si përqindje e popullates kena dalë në luftë”, thotë “La Fazani” në Podcast Nacionale.

Lajme të ngjashme