Ukaj në Kanë pas 13 vjetësh - aktori ndan përshtypjet e tij - NACIONALE

Ukaj në Kanë pas 13 vjetësh - aktori ndan përshtypjet e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Festivali i Filmit në Kanë, është një festival vjetor filmi që mbahet në Kanë, Francë, i cili parashikon filma të rinj të të gjitha zhanreve, duke përfshirë dokumentarë nga e gjithë bota. I themeluar në vitin 1946, festivali mbahet çdo vit (zakonisht në maj) në Palais des Festivals et des Congrès. Aty ishte pjesë edhe aktori kosovar, Alban Ukaj, duke qenë një ndër rolet kryesore në filmin “Tori and Lokita”, me regji të Jean-Pierre & Luc Dardenne.

Në këtë filëm aktori i njohur kosovar e luan rolin e një kuzhinieri, i cili i keqpërdor fëmijët me pretekstin se u ndihmon lidhur me letrat për azil, vetëm pse janë nevojtarë. Filmi “Tori and Lokita” nxjerr në pah miqësinë që bashkon dy të rinj që kanë udhëtuar nga Afrika, dhe e gjejnë veten duke u përballur me kushtet mizore të mërgimit të tyre në Belgjikë. Është një rrëfim për emigrantët në Belgjikën moderne.

Filmi kishte premierën ditën e djeshme (e martë), gjersa luajnë edhe: Claire Bodson, Charlotte De Bruyne, Tijmen Govaerts, Mbundu Joely, Nadege Ouedraogo, Pablo Schils, Baptiste Sornin dhe Marc Zinga.

“Vëllezërit Dardenne janë mësues, miq të mirë dhe regjisorë të mëdhenj. Ata janë ndër intelektualët më të mëdhenj që njoh. Kam kaluar një shkollë të re aktrimi me ta. Kur punon me ta, nuk është aq e rëndësishme të mendosh për skenat individuale, por rëndësinë e gjithë historisë”, tha Ukaj për France TV.

Ai shtoi se është përgjegjësi e artistëve që të ngrisin zërin, të jenë të zhurmshëm dhe të flasim për problemet sociale dhe politike që po ndodhin në mbarë botën.

“Jam i lumtur që kam pasur mundësinë të punoj me njerëz që janë kaq të fuqishëm dhe që nuk kanë frikë të thonë me zë të lartë atë që mendojnë. Ata flasin për pakicat, domethënë njerëzit në margjina”, u shpreh ai.

Ukaj ishte pjesë për herë të dytë e Festivalit të Filmit në Kanë me vëllezërit Dardenne. Turnet e para të bëra ishin në në vitin 2008 me filmin “Lorna’s Silence”.

Filmi i tyre fiktiv, që ishte në garë në Festivalin e filmit në Cannes (ku dy filmat Rosetta dhe The Child fituan çmimet kryesore në vitin 1999 dhe 2005), është pothuajse i njëjtë në metodë dhe lëvizje. Edhe te “Heshtja e Lornas”, që është një vendosje e mirë sikurse te secili person që ka njohuri për formën e tyre të re të xhirimit.

Xhirimet janë bërë në qytetin me lagje të rrugaçëve në pjesën frankofone të Belgjikës që quhet Liege, në këtë rast, në një vend tjetër, pra jashtë Seraing, vendlindjes se Dardenne.

“Heshtja e Lorna-s” për dallim, duket si një film më shumë i përcaktuar, me një kuptim më të madh, më mirë i shkruar. Filmat e tjerë të Dardenne kanë fituar çmime për aktorin dhe kanë pasur shkëlqim të madh në Cannes, por ky ishte një më unik për skenarin e tij ku fitoi vitin e kaluar, i cili është shumë i mirë, por i cili po ashtu mund të jetë si një provë e tyre. Çdo karakter fiktiv, natyrisht, kontrollohet nga forcat e jashtme, por në këtë rast ndryshimi dhe habia në narracion minon kuptimin tonë krucial për autonominë e Lorna-s dhe vetminë e saj.

Lajme të ngjashme