Ukraina jep dorëheqje nga organizimi i Eurovisionit, në cilin shtet do të mbahet tash? - NACIONALE

Ukraina jep dorëheqje nga organizimi i Eurovisionit, në cilin shtet do të mbahet tash?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizatorët ukrainas kanë thënë se me keqardhje të thellë kanë lajmëruar drejtuesit e Eurovisionit, që Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të organizojë festivalin vitin e kaluar, pasi e fitoi garën në këtë edicion. Britania e madhe po pritet të marrë përsipër organizimin e Festivalit Evropian të muzikës. Kësisoj, fansat e Eurovisionit në Britani, kanë shansin këtë vit, që të shohin nga afër garën më të madhe të muzikës në Evropë.

Ukraina e cila fitoi garën e vitit 2022, me Kalush Orchestra Stefania, sipas traditës do të duhej të ishte shtetit që organizon Eurovisionin vitin tjetër, por për shkak të luftës që po vazhdon atje, autoritetet e vendit kanë hequr dorë nga organizimi.

Ndërkohë organizatorët e Eurovisionit kanë lutur BBC-në që të realizojë organizimin e festivalit, pasi këngëtari Sam Ryder Space Man nga Britania fitoi vendin e dytë. Ende nuk dihet më shumë nëse kjo do të ndodhë, por autoritetet në Britani janë shprehur të gatshëm që ta marrin përsipër organizimin e Eurovisionit.

Shqipëria është një nga pjesmarrëset në këtë festival. Performanca e Ronela Hajatatit këtë vit nuk u prit mirë, teksa Kosova për shkak se nuk është pjesë e Unionit Evropian të Transmetuesve Publik. Secili transmetues publik në vendet evropiane çdo vit përmes një gare lokale dërgojnë përfaqësuesit e shtetit të tyre në këtë garë.

Lajme të ngjashme