<b></b> Bastisja në Vranjevc: Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe të dyshuarve, Policia jep detaje

Bastisja në Vranjevc: Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe të dyshuarve, Policia jep detaje

08.05.2022 10:41

E përditësuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një polic plagosi një person në lagjen Vranjec të Prishtinës

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë. Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur, se zyrtari policor në vetëmbrojtje ka përdorur armën dhe ka plagosur të dyshuarin i cili po merr trajtim mjekësor.

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë. Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente.”, ka bërë të ditur policia.

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në lagjen Vranjevc të Komunës së Prishtinës.

Sidoqoftë, jo gjithçka duket të ketë shkuar sipas planit pasi që sipas njoftimeve del se ka pasur përleshje edhe me armë zjarri.

Kjo ka ndodhur në mëngjesin e sotëm – e diele, 8 maj – dhe në të është përfshirë të paktën një zyrtar policor dhe një person i dyshuar.

Nuk dihen veprat penale për të cilat dyshohet personi në fjalë, por as natyra e aksionit policor.

Siç ka raportuar Expressi, personi zyrtar ka përdorur armë zjarri në vetëmbrojtje.

Edhe më tej nuk ka asnjë informacion të vetëm zyrtar për rastin në fjalë.

Në vend-ngjarje është gjetur municion dhe pesë armë të paligjshme, por edhe një armë e tilit AK-47.

Nacionale ka pyetur Policinë e Kosovës në lidhje me aksionin, por deri tash nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Po ashtu, nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga përleshja me armë zjarri e as nuk dihet nëse bastisja në fjalë ka përfunduar.

Nacionale do t’ju mbajë të informuar brenda këtij artikulli që do të përditësohet sapo të mbërrijnë informacionet e reja.

Tjera nga autori:
1