<b></b> Seanca e Kuvendit për Energjinë: Deputet Tahiri shan

Seanca e Kuvendit për Energjinë: Deputet Tahiri shan "me robë", zhurmë e përplasje të rënda

28.04.2022 11:20

Prej orës 10:15 të kësaj dite ka nisur seanca parlamentare ku po diskutohet për formimin e një Komisioni Hetimor për Energjinë, të propozuar nga partia në pushtet (VV).

Siç edhe pritej të ndodhte, debati parlamentar nisi me skandalin e madh të Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci dhe mikut të afërt të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

O P O Z I T A

Diskutimi nisi me deputetin e Lidhjes Demokratike (LDK), Besian Mustafa, i cili me të folurën e tij dramatike u shpreh si vijon:

“Sot një ambasador është epiqendra e një skandali në Slloveni. I njëjti ka qenë njeri i rrethit të ngushtë vendim-marrës në VV. Përderisa qytetarëve ua ndani nga 100 euro për muaji prill, njeriu i ngushtë i VV-së përflitet për mijëra euro.”

Mustafa denoncoi mbrojtjen e Martin Berishajt.

Ndërkohë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, kontestoi edhe mënyrën se si pushteti po e mbronte Martin Berishajn duke u shprehur se Qeveria dhe Presidenca “nuk janë gjykatës” dhe se shkarkimi duhej të ndodhte menjëherë.

“Shkarkimi as nuk duhej të diskutohej, e pastaj drejtësia ta thotë fjalën e vet. A është bërë verifikimi nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim? Mosshkarkimi i tij paraqet standard të dyfishtë, e mbrojnë dhe nuk e shkarkojnë një diplomat, të paktën është dashur ta shkarkojnë për shkak të deklarimit të rremë të pasurisë. Derisa janë deklaruar diplomatë sepse kanë paraqitur një qëndrim të tyre publik në rrjete sociale” – u shpreh znj. Deputete.

Më i ashpër ndërkohë, ishte Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se Qeveria po mbronte interesat e Jovica Stanishiqit dhe Aleksandër Rankoviqit.

Opozitarët përqeshën edhe mbrojtjen që i bëri Martin Berishajt ministrja jonë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo u quajt “avokate e Martin Berishajt” nga disa deputetë opozitarë.

P O Z I T A

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët një kujdes në trajtim të çështjes.

Ai u shpreh se i përfshiri në skandal ishte fituesi i zgjedhjeve në Slloveni, Robert Golob, e i cili “nesër” mund ta vizitonte Kosovën nga pozicioni i kryeministrit.

Albulena Haxhiu si ministre e Drejtësisë dhe Mimoza Kusari Lila si shefe e grupit parlamentar të VV-së kontestuan kredibilitetin e Planet TV.

Kur ministrja Haxhiu mori fjalën për herë të dytë, kishte një debat të ashpër me deputetin e PDK-së, z. Abelard Tahiri por i cili nuk dëgjohej të fliste.

Opozita nisi t’i qeponte me duar tavolinave të tyre në mënyrë që të mos lejonte Haxhiun të fliste. Nuk dihet aktualisht se cilët deputetë e kishin bërë këtë veprim.

Ndërkohë, kur deputeti Haxhiu e ndërmori këtë veprim, deputeti Abelard Tahiri u dëgjua derisa përdorte fjalë eksplicite në komunikim “Ah, robtë jua q**sha!”

Për ta ndjekur LIVE atë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës ju ftojmë që të klikoni KËTU.

Tjera nga autori:
1