<b></b> Darka e Kurtit me Vuçiqin, çmendet

Darka e Kurtit me Vuçiqin, çmendet "Facebook-u"

04.05.2022 22:19

"Thaçit e Vuçiqit s'u ka mbetur gjë tjetër veçse lidhjen e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë të fëmijëve". "Unë nuk dialogoj me Vuçiqin pa u mbyllur çështja e të pagjeturve" e premtime të tjera dha kryeministri Albin Kurti gjatë viteve sa ishte në opozitë.

Megjithatë, kryeministri i Republikës së Kosovës, as pa u diskutuar çështja e të pagjeturve po merr pjesë në dialog, madje edhe në darka, që aq shumë i kritikonte...dikur, përcjell Gazeta Nacionale.

Siç edhe raportoi Nacionale dhe e lexuat ju, fotoja e përbashkët me Vuçiqin dhe zyrtarët evropianë para darkës joformale, mori dhenë dhe u shpërnda me të madhe.

Të shumtë qenë akterët që reaguan pas kësaj fotoje, në veçanti gazetarët.

Parim Olluri, ironizoi duke thënë se ra dinjiteti në nivel republikan, teksa ironinë e vazhdoi me pyetjen: A ka ndonjë ide për ta ringritur?

Përveç Ollurit reagoi edhe Kajtazi. Ky qe pak më i ashpër, duke thënë se Kurti po hanë darkë me Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia për krimet e luftës.

Analisti Ilir Mirena ndërkaq, publikoi një status duke i përshtatur vargjet e poetit Andon Zako Çajupi.

“Militant mos rri po duku, militant!

Kurtin ua mori Vuçiqi, i vu zjarr!

Militant, mos rri po duku, militant!

Mjaft punove per te tjere, o fatkeq!

*Vargje te pershtatura nga Çajupi…”, ka shkruar ai.

Nuk mungoi as reagimi i opozitarëve.

Anëtarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili e ka krahasuar këtë darkë me atë të Lamës. 

Albin Kurti dhe “Darka e Lamës” në Berlin. Mrazi po fillon”, ka shkruar Ismaili.

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, poashtu nuk mungoi në këtë përmbledhje reagimesh.

Ai ka qenë i shkurtër, teksa përzgjedhja e fotos goxha e pazakontë.

Foton origjinale, Nushi ka vendosur që ta montojë dhe në vend të personave të tjerë të pranishëm, të vendosë fytyrat e Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Kurse, pak më i shkurtër, por që tha shumë, ishte Mushkolaj, Ai veç e kujtoi frazën e famshme të Lëvizjes Vetëvendosje, që në fakt ishte edhe "brumi" kryesor i asaj se ku është sot VV-ja.

/Nacionale/

Tjera nga autori:
1