<b></b> Edhe PDK lëshon pe, pranon propozimin e VV-së për Komision Hetimor për energjinë

Edhe PDK lëshon pe, pranon propozimin e VV-së për Komision Hetimor për energjinë

05.05.2022 14:35

Si duket, partitë politke në vend janë pajtuar për formimin e Komisonit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria Kurti.

Para pak çasteve gazeta Nacionale ka raportuar se Vetëvendosje ka pranuar kërkesën e PDK-së për themelimin e Komisonit hetimor.

Mirëpo, Nacionale mëson se edhe PDK-ja ka lëshuar pe në këtë drejtim, pasi ka pranuar që edhe propozimi i VV-së për Komision hetimor për menaxhimin e energjisë prej viti 2006, mund të bëhet.

VV kërkonte që Komisoni të themelohet dhe të hetojë menaxhimin e energjisë që nga viti 2006.

LDK kishte thënë se mbështet dy komisonet që mund të bëhen, ndërsa AAK e ka përkrahur nga fillimi propozimin e themelimit të Komisonit hetimor.

Tjera nga autori:
1