<b></b> Foto nga vendi ku u sulmua mjekja e QKUK-së

Foto nga vendi ku u sulmua mjekja e QKUK-së

21.04.2022 13:34

Lëndime në kokë, këmbë e shpinë, ka marrë nga kafshimi i qenve një mjeke e QKUK-së në mëngjesin e sotëm, raporton Nacionale.

Ajo u sulmua nga një tufë qensh, derisa po shkonte në vendin e saj të punës, raporton Nacionale. E anesteziologia në fjalë u trajtua në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së. Me konsultimin e mjekëve, ajo u referua që të spitalizohet në Klinikën e Infektivës pas lëndimeve që i ka marrë. Për Nacionale.com, mjeku i Emergjencës, Avdush Bajgora, ka dhënë detaje për këtë rast.

“E kam trajtuar, ka pasur lëndime në kokë, këmbë, shpinë. E kemi referuar që të trajtohet tutje në Klinikën Infektive të QKUK-së”, shkruan Nacionale.

Por, përveç kësaj, nga qentë endacakë gjatë ditës u sulmuan edhe kardiokirurgu Bekim Dula, e një specializant i Oftalmologjisë së QKUK-së.

E probleme me qentë endacakë janë raportuar shumë gjatë ditëve të fundit nga qytetarët.

Tjera nga autori:
1