<b></b> Gate i Martin Berishajt: Pse çdo skandal përfundon me Gate?   

Gate i Martin Berishajt: Pse çdo skandal përfundon me Gate?   

22.04.2022 22:58

Më 8 gusht të vitit 1974, Richard Nixon u bë presidenti i parë amerikan – dhe i vetmi – që dha dorëheqje.

Kjo dorëheqje nënkuptonte shmangien e procesit hetimor dhe heqjes së mundshme nga detyra për rolin e tij në skandalin Watergate.

Watergate është përshkruar si skandali më i madh politik në historinë amerikane – por çka në të vërtetë ndodhi? Dhe pse të tjera ngjarje të profilit të lartë në politikë, sport, showbiz e kështu me radhë e marin sufiksin “gate”?

Ky përkthim i Nacionales nga BBC po ndodh për ‘nder’ të skandalit MartinGate, pra, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt që u zu duke i dhënë 600 mijë euro për një politikan slloven e të cilat i dilnin në xhirollogari nga mafia energjetike serbe.

Çka ishte Watergate?

Emri Watergate është përdorur si përshkrim për krejt skandalin, datat e të cilës shtrihen në më shumë se dy vjet. Por, Watergate është një kompleks ndërtesash, përfshirë një hotel dhe disa zyre, në Washington DC.

Në vitet 1970, një prej këtyre zyreve ishte streha e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate (DNC), trupit qeverisës të kësaj partie, dhe e cila është njëra prej dy grupeve të mëdha politike në Amerikë së bashku me Republikanët.

Në qershorin e 1972-s, pesë burra ishin arrestuar pasi ishin zënë duke u përpjekur që t’i përgjonin zyret me një pajisje dëgjimi gjatë fushatës zgjedhore të atij viti. Hetimi gjurmoi përgjegjësit dhe mbërriti deri te anëtarët e grupit të fushatës së presidentit Nixon.

Pesë keqbërësit me dy bashkëpunëtorë ishin dënuar rëndë në janar të vitit të ardhshëm, 1973.

Nixoni nuk kishte bashkëpunuar krejtësisht me hetuesit dhe kishte refuzuar që t’i jepte inçizimet e bisedave të tij për aferën e Watergate, duke iu dhënë vetëm transkripte të redaktuara.

Por ai ishte përballur me një trysni të madhe politike dhe publike, dhe këto inçizime ishin publikuar duke dhënë të kuptohej që Nixoni kishte qenë krejt i ndërgjegjshëm për atë që kishte ndodhur. E madje, ai kishte provuar edhe që të bllokonte hetimin e FBI.

Disa ditë më vonë, kur heqja nga detyra ishte pashmangshme në procesin hetues, ai vendosi të jepte dorëheqje.

Një prej ‘gate’ që ndoshta ju kujtohet:

Pizzagate: Në vitin 2004, Arsenali kishte shkuar në Old Trafford i pamposhtur në 49 ndeshje në Premier Ligë. Kundërshtarët e tyre, Manchester United, i dhanë fund atij rekordi me një fitore prej 2-0. Pas asaj ndeshjeje, dy ekipet ishin grindur në tunel dhe ishte raportuar se dikush kishte gjuajtur me një copë picë, duke e goditur menaxherin e Man. Unitedit, Sir Alex Fergusonin, në fytyrë. Disa vite më vonë, Cesc Fabregas i Arsenalit e kishte pranuar fajin.

Pse mbeti –gate?

William Safire, ish shkruesi i fjalimeve të presidentit Nixon, e kishte përdorur sufiksin në kolumnet e tij në New York Times vazhdimisht, duke i dhënë përdorimin e përhapur.

Kjo është interpretuar edhe si një përpjekje e Safire që të rehabilitonte namin e presidentit famëkeq amerikan. Dhe, më vonë vtë shkrimtari e kishte pranuar se e përdorte këtë sufiks në mënyrë që ta minimizonte impaktin e krimeve të ish shefit të tij.

#MartinGate

Tjera nga autori:
1