<b></b> Gjermania pa Merkelin: Çka të presim nga takimi i Scholz me Kurtin dhe Vuçiqin?

Gjermania pa Merkelin: Çka të presim nga takimi i Scholz me Kurtin dhe Vuçiqin?

04.05.2022 14:34

Gjermania ndryshe: Çka të presim nga takimi i Scholz me Kurtin dhe Vuçiqin?

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ky takim që si duket është përgatitur përngutshëm, e ka zënë në befasi opinionin publik derisa transparenca për të mungon krejtësisht, fatkeqësisht.

Përveç me kancelarin Scholz, kryeministri Kurti do të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, z. Mirosllav Lajçak.

Ndërkaq, përveç me z. Kurti, kancelari Scholz do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Nuk dihet nëse do të ketë takim edhe mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Çka të presim nga këto takime?

Lufta në Ukrainë dhe Bashkëpunimi Rajonal janë dy temat e prezantuara nga Qeveria Federale e Gjermanisë. Megjithatë, kryetemë besohet të jetë pikërisht dialogu me Serbinë.

Aktualisht, tema e cila e ka vënë në stagnim dialogun është mosmarrëveshja në lidhje me zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Administrata amerikane i ka kërkuar haptas Qeverisë së Kosovës që të ofrojë propozime konkrete e kreative për çështjen e dialogut.

Një gjë të tillë mund ta kërkojë sot edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Sidoqoftë, nëse besojmë agjendën e Qeverisë së Gjermanisë se kryetemë do të jetë “Lufta në Ukrainë”, atëherë Kosova del më e favorizuar.

Qeveria ka denoncuar ndoshta më shumë se çdo qeveri tjetër e botës agresionin rus në Ukrainë derisa Serbia megjithëse e ka denoncuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), nuk ka vënë sanksione ndaj Federatës Ruse.

Lavdërimi i Kosovës dhe qortimi i Serbisë do të rivendoste balancet në dialog.

A mund të jetë ky një takim i frytshëm për Kosovën?

Gjermania është kritikuar deri tash në lidhje me qasjen që e ka pasur në dialogun Kosovë-Serbi, por tashmë vendi më i fuqishëm në BE ka një qeveri krejt të re prej fundit të vitit 2021 dhe qasja në praktikë mund të ndërrojë në të mirë të Kosovës.

Për të kuptuar më shumë në lidhje me çështjen, ju ftojmë të dëgjoni bisedën në Nacionale.

Tjera nga autori:
1