<b></b> JAVA: Afera

JAVA: Afera "Martingate' kryelajmi - opozita, targat, FMN-ja e Gërvalla

24.04.2022 08:27

Afera “MartinGate” e ambasadorit Martin Berishaj, ishte kryelajmi i javës që po e lëmë pas. Kjo aferë korruptive u pa si skandali më i rëndë për diplomacinë kosovare. Përveç, skandalit të Berishajt, Komisioni hetimor për energji, bojkotimi i Kuvendit nga opozita, fjalimi i Gërvallës në KS të OKB-së, targat dhe FMN-ja, janë ndër ngjarjet tjera që karakterizuan javën e kaluar.

Afera MartinGate

Të enjten me 21 mars 2022, gazeta Nacionale raportoi për skandalin ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj. Në këtë afer dyshohet për shpërlarje parash. Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Pas publikimi të skandalit reagoi Berishaj duke thënë që është i pafajshëm, por nuk tregoi nëse vërtetë në llogarinë e tij në Mal të Zi, kompania serbe i kishte paguar 600 mijë euro, që pastaj ai i kishte tërhequr.

Pas kësaj, publiku kosovar nisi me reagime, çuditërisht, kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e përkrahën Berishajn dhe nuk u distancuan nga ai, bile Osmani foli me gjuhë të ashpër ndaj mediave kur u pyet për skandalin.

Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht ësht shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, ka thënë Osmani.

 “Kurse sa i përket atyre që publikohen dua ta potencoj atë që e them vazhdimisht siç e ka thënë presidenti Biden rreziku më i madh në raport me demokracitë tona nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat”, ka thënë ajo.

Teksa kryeministri Kurti e mbrojti Berishajn pa sulmuar mediet.

Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin dhe poashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon se ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin i cili ka shpifur asisoj”, ka thënë shkurt Kurti.

Për afërn “MartinGate”, reagun dhe parititë opozitare por edhe anëtarë të tjerë të popullit, të cilët kërkuan shkarkimin e Berishajt.

Opozita

Javën e kaluar, gjatë seancës në Kuvend, partitë opozitar vendosen që të lëshojnë sallën e Kuvendit dhe të mos kthehehn deri sa të votohet Komisioni hetimor për energjinë elektrike.

Opozita po dëshiron të themelojë një komision i cili do të hetojë kohën e krizës së energjisë, pasi sipas tyre, ka dyshime për keqpërdorim me situatën në fjalë.

Opozita ka thënë se nuk do të kthehen më në seancë ndërsa partia e shumicës, Vetëvendosje, kanë thënë se mos-pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, do të pengojë kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nuk dihet nëse opozita do të lëshojë pe dhe do të kthehet në Kuvend.

Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimi të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka mbajtur mbledhje për ta shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Në këtë mbledhje, Kosova u përfaqësua nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla, shpesh është kritikuar dhe ka zënë vend në ballinat e mediave pas huqjeve të bëra, por në KS të OKB-së Donika Gërvalla, e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të dinjitetshme.

Gërvalla përmendi edhe tentativën e Serbisë për ta eliminuar Dick Martyn, ngjashëm si UDB-ja ia kishte vrarë ministres babanë – Jusuf Gërvallën – në Gjermani.

Nuk dua të humbas shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UÇK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja”, tha ajo.

https://www.nacionale.com/Lajmet/Ngjarja/-Triumfi-i-Gervalles-ne-Keshill-te-Sigurimit-Ministrja-e-ben-pyke-Serbine-e-Rusine-3172

Targat

Të enjten është mbyllur pa marrëveshje për targat, takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar takim trilateral me homologun serb Petar Petkoviq dhe Emisarin Miroslav Lajcak por që s’është nënshkruar asnjë marrëveshje përfundimtare për targat.

"Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draft-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit", ka thënë Bislimi.

Nuk dihet se kur do të ketë marrëveshje për këtë çështje.

https://www.nacionale.com/Lajmet/Ngjarja/-Ska-marreveshje-per-targat-ne-Bruksel-Bislimi-akuzon-Serbine-3237

Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar [FMN]

Në raportin e saj, FMN-ja theksoi se rritja ekonomike për vitin 2022, është më e vogla në 10 vitet e fundit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që prodhimi vendor bruto (GDP) i Kosovës të rritet për 2.8 për qind këtë vit, duke e zvogëluar për 1.7 për qind parashikimin e bërë në tetor.

Për raportin e FMN-së, ekonomistët kosovar u shprehën të shqetësuar.

Gjithashtu këtë javë u bën nëntë vjet nga marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë në të cilën parashihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://www.nacionale.com/Lajmet/Ngjarja/-FMNja-i-jep-goditje-te-rende-propagandes-se-Qeverise-rritja-ekonomike-per-vitin-2022-me-e-vogla-ne-10-vitet-e-fundit-3076

Tjera nga autori:
1