<b></b> Kompania GEN-i e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare me Kosovën për 11.8 milionë euro

Kompania GEN-i e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare me Kosovën për 11.8 milionë euro

26.04.2022 14:50

Skandali i ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishajt, dita ditës po thellohet.

Gjatë ditës së sotme gazeta INFOKUS ka raportuar disa fakte të pazareve të Kosovës me kompaninë GEN me selinë në Beograd. Kompani kjo e cila thuhet se këshilltar e ka vet ambasadorin Berishaj.

Kompania GEN-i, e cila është përfolur se ka lidhje me oligarkë serbë, të njohur edhe si mafia energjetike e Ballkanit, nuk e kanë pasur hiç problem që të blejnë energjinë e prodhuar në Kosovë.

Infokus kishte raportuar gjatë javës së kaluar e njëjta kompani i ka shitur Kosovës rreth 4.2 milionë euro energji elektrike për vetëm dy muaj, dhjetor 2021 dhe janar 2022.

Por, GEN-i me seli në Beograd por edhe Shkup po del se ka qarkulluar edhe dhjetëra miliona euro të tjera nga blerja e energjisë së prodhuar në termocentralet e KEK në Obiliq.

Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN-i ka qenë një ndër blerësit kryesorë të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

KEK-u së bashku me këtë kompani ka kapur shifrën 11.8 milionë euro në vetëm 7 muajt e vitit 2021.

Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20% të nga totali i shitjes.

 

DOKUMETE:

 

 

 

Tjera nga autori:
1