<b></b> MPB-ja kundërligjshëm ua shkurton ditët e pushimeve nëpunësve civilë

MPB-ja kundërligjshëm ua shkurton ditët e pushimeve nëpunësve civilë

22.04.2022 21:02

Tash e dy vite, shërbyesit civil të institucioneve publike po ballafaqohen me zvogëlimin e ditëve të pushimit, që i kishin fituar në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil - i cili u shfuqizua nga Ligji për Zyrtarët Publik -  pasi ky i fundit ka ndryshuar mënyrën e llogaritjes së ditëve të fituara nga përvoja e punës.

Shërbyesit civilë po pretendojnë se Ministria e Punëve të Brendshme, kundërligjshëm po ua mohon një të drejtë të fituar me ligj, duke ‘abuzuar’ me ligjin e ri.
Atyre nuk po iu llogaritet pushimi vjetor në bazë të përvojës së punës që ishte paraparë me Ligjin për Shërbyesit Civil.

Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civil të MAPL-së kanë thënë se pushteti po abuzon me ditët e pushimit.

Nga kjo sindikatë po ankohen se pavarësisht se ligji ua lejon pushimin në bazë të përvojës, atyre kjo ju është ndryshuar dhe për një gjë të tillë po kërkojnë drejtësi.

“Mos abuzoni me ditët e pushimit. Edhe sa institucione tjera të Republikës së Kosovës duhet ta konfirmojnë, që e drejta e pushimeve vjetore të nëpunësve civil të fituar ‘në bazë të përvojës’ me Ligjin nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës të ju llogaritet nëpunësve civil”, ka vlerësuar sindikata në njoftimin e 20 prillit 2022.

Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civil kërkon që të implementohet rekomandimi i Avokatit të Popullit, i cili në opinionin e tij ka gjetur shkelje ligjore në vendimin e MPB-së për ditët e pushimit të zyrtarëve publik.

“Udhëheqësit e Njësive për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore se bashku me sekretarët jo vetëm të fillojnë implementimin e rekomandimit të Avokatit të Popullit, por edhe duhet dhënë llogari, si dhe pse qëllimisht i'u kanë mohuar kjo drejte nëpunësve civil.” - është thënë në reagimin e tyre.

MPB-ja me qëndrime kundërthënëse

Ndryshe, vet Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë kundërthënëse në opinionet e saj duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga shërbyesit civilë.

Në një njoftim të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik (DMZP) të MPB-së të datës 23 korrik 2020 drejtuar divizioneve të personelit të institucioneve të administratës publike, DMZP-ja kërkoi nga to t’i ndërmarrin të gjitha masat që të kthehen ditët e pushimit të fituar sipas legjislacionit paraprak për Pushimet e Nëpunësve Civil të secilit zyrtar publik dhe aplikimin e legjislacionit të ri që rregullon këtë çështje nga data e hyrjes në fuqi (jo në mënyrë retroaktive) deri në sqarimin e plotë të kësaj çështje.

Por, as pas këtij njoftimi nga DMZP, ditët e pushimit të shërbyesve civilë të fituara nga legjislacioni paraprak nuk u kthyen.

Ndërkaq, po i njëjti Departament i MPB-së, pra DMZP, në sqarimin e datës 04.04.2022 dhënë për Ministrinë  e Ekonomisë, lidhur me këtë çështje, ka ndryshuar plotësisht qasjen.  “Me asnjë dispozitë ligjore të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik nuk është përcaktuar bërja e ditëve të pushimit vjetor, gjegjësisht që përcaktimi që pushimi vjetor i fituar në bazë të përvojës së punës që nëpunësit  civilë e kanë fituar në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës nr.03/L-149 të Republikës së Kosovës”, është thënë në sqarimin e DMZP-së, duke i dhënë ligjit të ri fuqi retroaktive, në kundërshtim me të gjitha praktikat juridike.

Avokati i Popullit u jep të drejtë nëpunësve civilë

Të përballur me këtë situatë, shërbyesit civilë i janë drejtuar për opinion edhe Avokatit të Popullit, i cili me datë 14. prill 2022 në opinionin e tij, ku iu jep të drejtë nëpunësve civilë. “E drejta e fituar me Ligjin për Shërbyesit Civil është e garantuar dhe se nëpunësit civilë kanë fituar të drejtën për pushimin vjetor sipas përvojës së punës gjatë periudhës kur Ligjit për Shërbyesit Civil ka qenë në zbatim”, është thënë në opinionin e Avokatit të Popullit(AP).

Sipas AP, mosllogaritja e pushimit vjetor sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë e cenon sigurinë juridike të nëpunësve civilë dhe krijon një praktikë pasigurie që do t’i vendoste nëpunësit civilë dhe zyrtarët publikë në përgjithësi në pozitë të palakmueshme sa u përket të drejtave të fituara me dispozitat e ligjeve në Republikën e Kosovës.

Çka thotë ligji?

Ligji Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil kishte paraparë që kohëzgjatja e pushimit vjetor përcaktohet në bazë të përvojës së punës dhe me këtë rast çdo dy (2) vjet përvojë pune e rrisin pushimin vjetor për një (1) ditë pune.

Ndërsa në Ligji Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, duke iu referuar Ligjit të Punës, nga dy vite (2) përvojë pune kërkohet pesë (5) vjet punë për të fituar një ditë pushimi.

Tjera nga autori:
1