<b></b> Gërvalla në Tel Aviv - Të hënën nënshkruhet Memorandumi i parë Kosovë-Izrael

Gërvalla në Tel Aviv - Të hënën nënshkruhet Memorandumi i parë Kosovë-Izrael

08.05.2022 18:50

Nga sot, datë 8 maj, Ministrja e Punëve të Jashtme e  Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron për një vizitë zyrtare në Izrael.

Siç është njoftuar, temat kryesore të diskutimit gjatë kësaj vizite do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

MPJ kishte njoftuar ditë më parë që me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Biznesmeni izraelit Roy Roznek, anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë, ka publikuar sot disa pamje dhe fakte nga vizita e Grvallës në Tel Aviv.

“Vizita e parë e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj, Gervalla Schwarz në Izrael”, shkroi Roznek.

“Takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv”, ka shkruar ai në Facebook.

E Qendra Botërore Përkujtimore e Holokaustit, Yad Vashem, ka njoftuar se të hënën do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

“Zëvendëskryeministrja e Kosovës Gërvalla-Schwarz nesër, 9 maj 2022, viziton Yad Vashem

Në njoftim thuhet se Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Muzeun Historik të Holokaustit, Memorialin e Fëmijëve, si dhe nënshkruajë Librin e të ftuarve Yad Vashem, 

"Nesër, më 9 maj 2022, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës N.E. Znj. Donika Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Yad Vashem, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit. Ministrja Gërvalla-Schwarz do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin e të ftuarve Yad Vashem."

Mes tjerash njoftohet se ministrja do të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit që vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit të Yad Vashem dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë.

"Gjatë vizitës së saj, Ministrja do të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit që vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit të Yad Vashem dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, një vend me shumicë myslimane në Ballkan, duke shënuar fillimi i seminareve të trajnimit të mësuesve për edukimin e Holokaustit. Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente."

Njoftimin e plotë të Qendrës Botërore Përkujtimore të Holokaustit, Yad Vashem, mund ta lexoni këtu.

Tjera nga autori:
1