<b></b> Nisi me rrahje: Krejt çka dihet deri më tash nga vrasja në Klinë

Nisi me rrahje: Krejt çka dihet deri më tash nga vrasja në Klinë

28.04.2022 23:06

Sonte në mbrëmjë, pas të shtënave me armë në një restorant në Klinë, një person ka humbur jetën dhe dy të tjetër janë plagosur.

Gazeta Sinjali mëson se personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Nacionale.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Poashtu rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës. 

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këtë deklaratë për Gazetën Nacionale e ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1