Burimet: Ky besohet të ishte shkaku që shtyu policin t'i gjuante me plumba motoristët në Mramor

Burimet: Ky besohet të ishte shkaku që shtyu policin t'i gjuante me plumba motoristët në Mramor

01.05.2022 19:44

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në Mramor të Prishtinës si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Për pasojë, viktimat janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kujdes të mëtutjeshëm. I dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

Siç mëson Nacionale polici i përket komunitetit goran.

Gazeta Nacionale nga burime të mirëinformuara mëson se motoristët (që ishin në gjendje të dehur) e kishin dëgjuar atë teksa fliste gjuhën serbe, e më pas e sulmuan.

Ai pasi u sulmua, nxorri armën dhe gjuajti në drejtim të tyre. Njërin prej motoristëve e qëlloi në helmetë, kurse tjetrin në trup.  

Oficeri nuk kishte veshur uniformën e tij zyrtare dhe ishte me familjen në momentin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rreth orës 15:30 është marrë një informatë për plagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse nga të dhënat fillestare është ngritur dyshimi se dy persona ka marrë plagë me armë zjarri.

Më tej ai ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona. Hetuesit policer kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Nacionale do t'ju mbajë të informuar rreth ngjarjes...

Tjera nga autori:
1