Lista Serbe reagon për sulmet ndaj Policisë në Veri, kërkon nga serbët që të ‘mos bien në provokime’

Lista Serbe reagon për sulmet ndaj Policisë në Veri, kërkon nga serbët që të ‘mos bien në provokime’

26.04.2022 08:56

I PLOTËSUAR (10:30) 

Lista Serbe e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri, të fundit, duke thënë se një incident i tillë ka për qellim t’i paraqesë serbët si ngacmues “gjë që nuk përputhet me të vërtetën”.

Në një reagim të publikuar të martën, Lista Serbe u ka bërë thirrjeve qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Policia e Kosovës u sulmua sot me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit. Sulmi ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës jep detaje për sulmin që iu bë pjesëtarëve në Veri

Policia e Kosovës ka pësuar edhe një sulm në veri të vendit pas sulmeve që u regjistruan ditë më parë.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë u sulmuan me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, për Nacionale.

Raporti i plotë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës ka pësuar edhe një sulm në veri të vendit pas sulmeve që u regjistruan ditë më parë.

Nacionale përmes burimeve të saj mëson se sulmi ndaj policëve ka ndodhur pas orës 08:00 në Zubin Potok.

Deri më tani nga Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar rastin, ndërsa Nacionale do t’ju mbajë të informuar për më të rejat nga ky sulm.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sulmet e policëve i kishte quajtur sulme terroriste.

“Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, por posaçërisht i Policisë së Kosovës, që të vendosë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës, është bërë pengesë për Serbinë, për grupe të caktuara, të cilat mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia dhe realisht ua prish planet të gjithë atyre të cilët Kosovën e kanë parë potencialisht si çerdhe të krimit të tyre dhe si vazhdimësi të krizave tjera”, ka thënë Sveçla.

Edhe kryeministri Albin Kurti kishte bërë thirrje që Serbia "të distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj Policisë”.

Sulmet ndaj policëve ishin dënuar edhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kishte shprehur shqetësimin lidhur me sulmet.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të turpshme, të pajustifikueshme”, kishte thënë ambasadori Hovenier në Twitter.

Ndërsa Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i kishte dënuar ashpër sulmet, teksa KFOR-i kishte shprehur gatishmëri për ta mbështetur Policinë e Kosoëvs nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet.

Tjera nga autori:
1