Punësime paushall: Komuna e Podujevës punëson mësimdhënëse pa master për lëndë juridike.

<b></b> Punësime paushall: Komuna e Podujevës punëson mësimdhënëse pa master për lëndë juridike

Punësime paushall: Komuna e Podujevës punëson mësimdhënëse pa master për lëndë juridike

21.04.2022 17:03

Komuna e Podujevës ka shpallur konkursin për mësimdhënës për lëndët juridike, ka vlerësuar rezultatet e intervistës dhe testimit. Deri këtu, gjithçka në rregull. Problemi fillon pasi shohim rezultatet dhe kandidaten e pranuar, Leonita Arifi, e cila sipas një burimi anonim të Gazetës Nacionale, nuk e plotëson kriterin e kualifikimit me Master të specifikuar në konkurs.
Gjatë konkursit të shpallur në Komununën e Podujevës nga Drejtoria e Arsimit, për mësimdhënës/e për lëndë juridike, kriteret e kulaifikimit për mësimdhënës/e për lëndën juridike në shkollë të mesme të lartë ishin:

  • Msc. i Juridikut;
  • Jurist i diplomuar. 

 

Këtu është lista e kandidatve të përzgjedhur.

 

Për mësimdhënie në shkollat e mesme, kriteri i kualifikimeve duhet të jetë Master. Nacionale ka marrë vesh se kadidatja numër 2, Leonita Arifi, kishte titullin e fituar Bachelor. Për Nacionalen ka kontaktuar një person i cili dëshiron të jetë anonim, duke treguar se kanditatja me numër 2,  Leonita Arifi, të cilën e kishte pasur kolege në studime, është pa Master.

“Ajo ka diplomuar në janar të këtij viti në nivelin Bachelor.”

Sipas tij, punësimi i saj ka ndodhur për shkak të ndikimit nga motra e saj, e cila është zyrtare ligjore në Drejtorinë e Arsimit.

Nacionalia ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës lidhur me këtë çështje, z. Avni Fetahu, i cili nuk pranoi të jepte pronocim. Ai vetëm tha“shko te Bujar Gimolli, se ai po ju jep informata.”

Se kush ishte Bujar Gimolli dhe çfarë lidhje kishe, mbeti një pikëpyetje për ne. Megjithatë, z. Fetahu pranoi të përgjgijet në mënyrë elektronike. Ne i dërguam pyetjet në emalin e tij zyrtar, por ai nuk na është përgjigjur.

Ne i dërguam pyetjet edhe zëdhënësit të Komunës së Podujevës, z. Fahri Zhitia, i cili gjithashtu nuk është përgjigjur.

Mbetet të shihet nëse Komuna e Podujevës do të sqarojë në vazhdim diçka lidhur me rastin.

Tjera nga autori:
1