<b></b> Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin që mbrëmë u ndje në vendin tonë

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin që mbrëmë u ndje në vendin tonë

22.04.2022 23:22

(07:20) Plotësuar/ Si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që epiqendrën epati në  Bosnjë e Hercegovinë, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë. Ato u regjistruan mbrëmë rreth orës 23:07.

Sipas Rrjetit Sizmologjik të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, raportohet se me datë 22.04.2022 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Bosnja dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me magnitudë 5.9 sipas shkallës Rihter.

Tërmeti ishte me intensitet VII ballë të Merkalit ku thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N – Longitude 18.21 E.

 “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400 kilometra”.

Ndryshe, nga një tërmet që ndodhi në orët e vona të së premtes me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë tanimë është shënuar edhe viktima e parë – përkatësisht një vajzë 28-vjeçare, në shtëpinë e së cilës thuhet se kishte rënë një gur i madh.

Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.

Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim.

Radiq ka thënë se dy tërmete tjera janë dërguar në Lubinje dhe se shumica e njerëzve kanë qëndruar jashtë për shkak të rrezikut.

................................

Pak orë më parë ndodhi një tërmet në Bosnje dhe Hercegovina dhe sipas mediave atje, ka dëme materiale. 

Tërmeti me epiqendër në Bosnje është dëgjuar edhe në Prishtinë.

Dhe si zakonisht ngjalli panikë edhe te banorët që e ndjenë atë. 

Por ishte Ministria e Ekonomisë e Kosovës që erdhi me një njoftim.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës njoftoi për tërmetin që u dëgjua edhe në Prishtinë, ndonëse epiqendra ishte në Bosnje.

Ata kanë shkruar se tërmjeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytarët e Republikës së Kosovës.

"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.
Ministria e Ekonomisë Rrjeti Sizmik, SHGJK", ka shkruar Ministria e Ekonomisë në faqen e tyre në Facebook.

 
 

Me një magnitudë prej 5.6 në Bosnje, ajo ka dridhur edhe Prishtinë.

Banorët e kryeqytetit thonë se dridhjet janë shtrirë gjatë në kohë.

Edhe më tutje nuk dihet sa ka qenë dridhjet në Prishtinë.

Raportohet se lëkundjet e tokës janë ndjerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hulumtuesja nga Bosnja, Arnesa Buljushmiq-Kustura, ka shkruar në Twitter rreth tërmetit në Bosnje.

Ajo ka thënë se nëna e saj i ka treguar se e gjithë shtëpia po lëkundej në momentin e tërmetit.

"Tërmet i rëndë në Bosnje. Mami tha se e gjithë shtëpia po dridhej dhe ajo u shkund nga shtrati në mes të gjumit", tha gazetarja Arnesa Buljusmic-Kustura.

Sipas të dhënave të fundit tërmeti ka ndodhur në Hercegovinë dhe ka qenë rreth 5.6. Epiqendra ishte afër Stolac, një qytet i vogël në Bosnje.

Lajmi në përditësim.

Tjera nga autori:
1