<b></b> Tetova e “kopjon” keq Prishtinën, i pren drunjtë në sheshin kryesor të qytetit

Tetova e “kopjon” keq Prishtinën, i pren drunjtë në sheshin kryesor të qytetit

19.04.2022 19:00

Si shqiptarët në Kosovës edhe ata të Maqedonisë kanë shumë të përbashkëta. E njëra nga to, duket të jetë edhe prerja e drunjëve gjatë pranverës.

Një ‘sakatosje’ e drunjëve, pas Prishtinës, ka ndodhur edhe në Tetovë.

Por, për dallim nga komuna e Prishtinës, ajo e Tetovës është treguar më radikale.

Në komunën që banuar kryesisht nga shqiptarët, drunjtë janë prerë për t’i dhënë hapësirë të mjaftueshme rregullimit të rrugëve të qytetit. Pra asfallt në vend të gjelbërimit.

Përderisa në Prishtinë, drunjtë u shkurtuan (megjithëse shëmtueshëm), udhëheqësit tetovar kanë vendosr që t’i shkurtojnë me rrënjë ato.

 

 

Një qytetar nga Tetova,  për Gazetën Nacionale ka treguar se është çuditur nga një gjë e tillë.

“Unë nuk kam pa kërkund në botë që prehen drunjtë në ketë menyrë. Kom dëgju për me i krasitë po asniherë që me u pre krejt trungu. Dikush duhët të japë përgjegjësi për ketë budallaki që ka bërë Komuna”, tha Besim Hasani nga Tetova për Nacionale.

Ndërsa një qytetar tjetër është shprehur tejet i frustruar më ketë vepim.

“Se di çka me thënë, nuk po e kuptoj logjikën, këta drunjë gjatë verës na kanë bo hije tash duhet me ec në qendër të qytetit në beton. S’kemi as ku me u anku, kjo pune u kry ma”, tha Jetlir Bakiu.

Disa organizata të cilat merrën më të drejtat e njeriut dhe për mbrojtjen e ambientit, kanë reaguar duke paralajmëruar protestë gjatë ditëve në vazhdim, kundër vendimit të Komunës së Tetovës për prerjen e drunjëve rrugëve kryesore të qytetit.

E udhëheqësi i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se drunjtë do të zëvendësohen me të rinj.

“Do të bëhet edhe zëvendësimi i dorinjve për shkak të vjetërsisë dhe për shkak se ata dëmtojnë trotuaret. Drunjtë do të zëvendësohen me të tjerë të cilët nuk do të dëmtojnë trotuaret. U apelojmë qytetarëve që të kenë mirëkuptim, sepse rruga do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Së shpejti edhe në këtë pjesë të qytetit do ta kemi rrugën e rregulluar dhe në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që gjinden në atë pjesë”, njoftuan nga Komuna e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

 

 

Kujtojmë që muajin e kaluar, autoritetet komunale në Prishtinë morën iniciativën për të ‘krasitur’ drunjtë në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Pamjet e drunjve të prerë në sheshin “Nënë Tereza” ngritën në kupë të qiellit shqetësimin te qytetarët e Prishtinës

Gërvimat e sharrave të drunjve e zgjuan për pak kohë nga gjumi i thellë ku është rrasur Prishtina për çështje ambientale.

Tjera nga autori:
1