<b></b> 71 emra, kush janë anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së?

71 emra, kush janë anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së?

05.06.2022 20:06
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Nëntë Zgjedhor.
 
Ashtu siç edhe pritej, Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i saj, duke konfirmuar besimin e delegatëve të njërës prej partive më të vjetra në vend, përcjell Gazeta Nacionale.
 
Ish-kryeministri u votua nga 518 delegatë, 10 më pak sesa numri i përgjithshëm i të pranishmëve. 5 prej tyre ishin të pavlefshme, 3 abstenuan, ndërsa dy votuan kundër.
 
Por është interesant fakti i të emëruarve në Këshill të Përgjithshëm.
 
Ky këshill do t'i ketë 71 anëtarë, plus kryetarin e partisë, kryetaren e ARK-së, kryetarët e degëve, kryetarët e komunave dhe deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
 
Në top 3-she janë Arbër Total, Arif Ahmetxhekaj dhe Lahi Brahimaj. 
 
Më poshtë emrat e të gjithë anëtarëve të këshillit gjegjës:
 
1 ARBER TOLAJ
2 ARIF AHMETXHEKAJ
3 LAHI BRAHIMAJ
4 LABINOT PANXHA
5 AGRON BACAJ
6 XHEMILE MURATI
7 ZEQE MALAJ
8 DURIM HALILAJ
9 RAMUSH AHMETAJ
10 TRINGA MORINA
11 AHMET ISUFI
12 XHAVIT ALIJAJ
13 FATMIR AZIZI
14 VASILIKA ZOTAJ
15 ADEA ROKA
16 ERMAL GASHI
17 HEKURAN HOXHA
18 DREN KASTRATI
19 ALBERTON SAHITI
20 BAHRI GASHI
21 GEZIM DERVISHAJ
22 FATMIR ISKA
23 XHAVIT AHMETI
24 BAJRAM KASTRATI
25 UKE BLAKAJ
26 BERAT DURAKU
27 IDRIZ SELIMAJ
28 AIDA KUÇI
29 ALBINA DERGUTI
30 ARBEN KIQINA
31 AZIZ BYTYQI
32 BESNIK SHALA
33 HIDAJETE KRASNIQI
34 VEDAT BEQIRI
35 ALBANA GERXHALIU
36 QENDRIM MILLAKU
37 MIMOZA MUJI
38 AJET AHMETI
39 ARBEN BAKALLI
40 BINAK SYLA
41 AGNESA SINANAJ
42 FRASHER BRAHIMAJ
43 VJOLLCA TETAJ
44 SHQIPE KRYEZIU
45 VALBONA AJETI
46 XHELAL KRASNIQI
47 ZENUN HAZIRAJ
48 LABINOT SKOVERQANI
49 NIKE HYSENI
50 ZGJIM BAJRAKTARI
51 BARDHYL SYLEJMANI
52 FADIL GASHI
53 FESTIM BYTYQI
54 LIRIDON SALLAUKA
55 MARQE SELMANAJ
56 RABIJE SALLAHU
57 BAJRAM MULAJ
58 ENIS VERBOFCI
59 KUSHTRIM MUSHICA
60 DUGAGJIN VESVESJA
61 JETMIRA HASANI
62 SHKUMBIN DEMALIJAJ
63 ARDIAN AZEMI
64 FITIM REXHA
65 ANITA KRASNIQI
66 DORENTINA MUSTAFAJ
67 FATMIR MIROCI
68 DONJETE SHIJAKU
69 DHURATA SALIHU
70 SANIJE KUQI – REXHEPAJ
71 AGON HANA
 

Historiku i AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është një parti politike nga Kosova e formuar në vitin 2000 nga parti dhe individë me një të kaluar patriotike.

Në fillim, AAK-ja ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si parti politike e pavarur, ku dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. 

Rrugëtimi i Aleancës 

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, AAK fitoi 62 mijë e 111 vota, ose 7.07 për qind, që ia siguroi asaj tetë ulëse nga 100 sosh për sa ishin në garë partitë shqiptare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në zgjedhjet komunale të mbajtura vitin e kaluar, Haradinaj dhe partia që ai drejton dhe do ta drejtojë edhe më tutje, triumfoi në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Therandë, Rahovec dhe Klinë. 

Kjo parti, deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor do të udhëhiqet nga i pari dhe i vetmi që e ka drejtuar deri më tani, Ramush Haradinaj.

Tjera nga autori:
1