Ambasadori Bajrami me pasuri përrallore: 12 livadhe, 5 ara, 4 kullosa, 2 troje, 1 rajon ujor, etj - NACIONALE

Ambasadori Bajrami me pasuri përrallore: 12 livadhe, 5 ara, 4 kullosa, 2 troje, 1 rajon ujor, etj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi u emërua ambasador i Kosovës në Belgjikë nga pushteti i Vetëvendosjes, ish-kryeredaktori i Kohës Ditore, Agron Bajrami, ka qenë i detyruar ta deklaronte pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit. Ai tashmë është emëruar edhe përfaqësues i Kosovës në Komitetin e Përbashkët Monitorues për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, kjo pasuri deri tash del të jetë më interesantja nga zyrtarët e lartë publikë.

Pasuria e paluajtshme totale e z. Bajrami është e vështirë të llogaritet marrë parasysh që shuma e parave për shumë parcela livadhesh, kullosash, arash, rajonesh ujore, etj. nuk duken fort të besueshme.

Ai ka deklaruar gjithsej 12 livadhe, 5 ara, 4 kullosa, 2 troje, 1 tokë, dhe një rajon ujor.

Një shtëpi me 430 metra katrorë është deklaruar në vlerë prej 400 mijë eurosh. E besueshme është edhe vlera e një toke të blerë nga ana e tij për 80 mijë euro por edhe ajo me shtëpi me truall në vlerë prej 100 mijë eurove dhe ajo e një lokali prej 50 mijë eurove.

21 parcela livadhesh, kullotash, rajonesh lumore, arash, etj.

Por, pjesa tjetër e parcelave të tokës duket të ketë vlerë tepër të çuditshme.

Një parcelë toke prej 82.00 metrash katrorë – kullosë e klasit 3 – ai e ka vlerësuar me vetëm 100 euro. Pastaj, një parcelë – arë e klasit 6 – e ka vlerësuar me vetëm 2400 euro.

Janë gjithsej pesë livadhe dhe një kullosë të deklaruara si parcela e të cilat bërë bashkë nuk e mbërrijnë as vlerën e katër mijë eurove (3800 euro).

Janë gjithsej 21 parcela të ndryshme toke të deklaruara nga z. Bajrami – e të cilat shkojnë nga 100 më e lira deri te 10 mijë euro më e shtrenjta.

Ai ka shënuar mes shumë pasurish edhe një rajon ujor – hendek, vlera e të cilit sipas Bajramit është vetëm 1300 euro.

Nuk dihet nëse z. Bajrami ka gabuar në vlerësimin e pasurisë së tij të parcelave apo konsideron që vlera e shënuar është vlerë reale e tyre.

Në seksionin e pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar vetëm Opel Vectra të vitit 2011 me vlerë prej 4 mijë eurove.

Kujtojmë se Agron Bajrami ka një karrierë të gjatë si gazetar dhe redaktor, shumicën e kohës në Koha Ditore.

Ai kishte pasuar publicistin Veton Surroin prej vitit 2004 si kryeredaktor i kësaj gazete.

Lajme të ngjashme