<b></b> Ambasadori amerikan e arsyeton takimin e Kurtit te shkallët

Ambasadori amerikan e arsyeton takimin e Kurtit te shkallët

31.05.2022 12:44

Takimi i Kurti te shkallët me Jake Sullivan – Këshilltar i Sigurisë Nacionale të Bidenit – u tha nga tabori qeveritar se u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri me Sullivan u takua në objektin e Zyrës Ekzekutive të Eisenhowerit, objekt ky që konsiderohet pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Këtë gjë e sqaroi edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ku thotë se në këtë objekt mbahen takime të niveleve të larta.

Madje, ambasadori publikoi një fotografi të vitit 2010, ku Bideni si zëvendës-president atë kohë, kishte pritur në takim Hashim Thaçin, e i pranishëm aty ishte edhe vetë Hovenier.

“I befasuar kur pashë disa storie të pasakta dhe mashtruese nga mediat në lidhje me vendin ku u zhvillua takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe Këshilltarit të Bidenit për Siguri Nacioanle, Jake Sullivan”, thotë Hovenier.

“Objekti i Zyrës së Eisenhowerit është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe vend ku mbahen mbledhjet e nivelit të lartë, përfshi presidentin, zëvendës-presidentin dhe këshilltarin për Siguri Nacionale”, shkroi Hovenier.

“Shembull: Në vitin 2010, unë isha prezent në një mbledhje në mes të Bidenit si zëvendës-president dhe Thaçit si kryeministër në Zyrën e Eisenhowerit”, shtoi Hovenier.

Tjera nga autori:
1