<b></b> Asgjë të re nuk solli 23 qershori, s’ka liberalizim të vizave për Kosovën

Asgjë të re nuk solli 23 qershori, s’ka liberalizim të vizave për Kosovën

24.06.2022 08:23

Dita e djeshme si e pardjeshmja, e sotmja njëlloj. Liberalizimi i vizave, as dje s’ndodhi. Qyetarët e Republikës së Kosovës as këtë 24 qershor s’mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Nga zyra e Ministrisë së Jashtme në Francë, Nacionales i thanë që janë edhe do kushte tjera që Kosova duhet t’i plotësojë, në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në hapësirën të cilës veç gjeografikisht i përkasin, Evropës.

Shoqëria civile në vend duket së është ngopur nga shtyrjet e përsëritura që po e lënë Kosovën brenda një ‘burgu’ të përhershëm.

Janë paralajmëruar protesta, të cilat kanë gjasë të ndodhin gjata ditës së sotme.

Dëshpërim në shoqërinë kosovare nga vendimi për liberalizmin e vizave. Pardje, dje e sot.

Diplomacia franceze për Nacionalen: Janë do kushte për viza që duhen përmbushur efektivisht nga Kosova

Dita e parë e Samitit të Bashkimit Evropian ishte zhgënjyese për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Lajm i mirë nuk erdhi as për Kosovën, të cilës nuk iu dha liberalizimi i vizave. Për këtë çështje ka folur Franca, vend i cili njihet si ndër skeptikët për liberalizmin e vizave për kosovarët. Ata deklaruan se ende ka kushte për t’u përmbushur për ta mirituar lëvizjen e lirë në BE.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, shteti francez ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke nënkuptuar se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe për liberalizim të vizave.

Në përgjigjen dhënë për Nacionale, francezët këmbëngulin se gjithçka që ka të bëjë me liberalizimin e vizave është pjesë e udhërrëfyesit të miratuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2012.

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo çështje është pjesë e udhërrëfyesit të miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen efektivisht në planin afatgjatë”, ka thënë MPJ franceze për Nacionale.

Mosliberalizimi i vizave dëshpëron kosovarët, ftohet protestë kundër BE-së

Samiti e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar ditën e parë. E pas saj, ka nxjerrë edhe përfundimet e Samitit, e ku nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Një gjë e tillë ka nxitur shumë reagime në shtetin kosovar.

Madje, analisti Gazmir Raci ka ftuar të protestohet kundër këtij qëndrimi të BE-së.

“A jeni që nesër ne Prishtine në ora 12:00 të:

#marshojmeperliritelevizjes”, ka shkruar Rraci.

Ndërsa, njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ka kritikuar mos gjetjen e një gjuhë të përbashkët të anëtarëve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës.

Ai ka shkruar se nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Ndërsa profesori i filozofisë, Blerim Latifi, është treguar i ashpër ndaj politikave të Bashkimit Evropian.

Latifi ka thënë se në ditën kur Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian, është dita kur ka vdekur procesi i zgjerimit të tij me anëtarë të rinj.

Kritikën me të ashpër sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën Latifi e pati për Francën. Ai ka tërhequr një paralale në qasjen e presidentit Macron ndaj kundërshtares së tij politike, Le Pen, duke thënë se me një qasje proserbe, Macron çdo ditë e më shumë po i ngjanë politikanes ekstremiste fraceze.

“Në anën tjetër Kosovës nuk i liberalizohen vizat sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj dhe Franca nën Macronin i është rikthyer linjës së dikurshme të politikës proserbe. Duke u munduar të ndalojë rritjen politike të ekstremistes Marinë Le Pen, Macron përditë e më shumë po i ngjanë asaj sa i përket qëndrimeve mbi çështjet ballkanike” shkroi Latifi.

Trusti nuk kalon

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm 1 abstenim, nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës tërheqja e 30% të Trustit në Kuvendin e Kosovës. Andaj, tema e Trustit do të “truset” në histori për pak kohë, deri në ringjalljen si temë.

Për kanë votuar të gjitha partitë opozitare, minoritetet përfshirë edhe Listën Serbe. Kurse kundër, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje përveç Fatmir Humollit i cili ka abstenuar.

Tjera nga autori:
1