<b></b> Çka bëri tash Besnik Bislimi? Thotë se do të respektojë marrëveshjet e Thaçit dhe se do të ketë dezinformata

Çka bëri tash Besnik Bislimi? Thotë se do të respektojë marrëveshjet e Thaçit dhe se do të ketë dezinformata

13.06.2022 17:16

Besnik Bislimi, zv. Kryeministër në Qeverinë Kurti II, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, e në të cilin thotë se nuk do të dilet përtej marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015.

Ky informacion vjen pas lajmit se KEDS kishte negociuar mbi shitjen e rrymës, çka çoi në spekulimin se do të mund të kishte edhe një operator tjetër shtesë serb në Kosovë.

Bislimi nga këto raportime që thotë se janë të rreme nuk ka cituar asnjërën sosh.

E çuditshmja e këtij reagimi është se përkundër që kritikon qeveritë e kaluara për (sic.) “problemin e krijuar, mirëmbajtur e trashëguar”, thotë që do të respektojë marrëveshjet e bëra prej tyre.

Në anën tjetër, ai ka mbrojtur edhe negocimin e bërë nga KEDS në Stamboll me palën serbe.

“Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit”, shkruan në fund z. Bislimi, por pa treguar se për çka e ka fjalën.

Statusi i plotë:

Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme.

Të dashur qytetarë,

Në lidhje me zhvillimet, deklarimet dhe raportimet e fundit, më lejoni t‘iu njoftoj dhe siguroj se:

- Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015.

- Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur.

- Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs.

Ditët në vijim janë kritike për finalizimin e dakordimit për nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, me ç’rast mund të ketë fushata dezinformimi që qëllim kanë dëmtimin e procesit dhe mirëmbajtjen e problemit. Andaj, i ftoj të gjithë që të jemi edhe më të kujdesshëm në pranimin dhe shpërndarjen e informatave të pakonfirmuara. Për çdo zhvillim zyrtar, do t‘iu mbajmë të informuar.

Tjera nga autori:
1