<b></b> ETEA e shqetësuar me mobilizimin e nxënësve për të kopjuar në Provimin e Maturës

ETEA e shqetësuar me mobilizimin e nxënësve për të kopjuar në Provimin e Maturës

17.06.2022 18:22

Organizata ETEA është shprehur e shqetësuar me përgatitjet që disa grupe të maturanteve kanë bërë për të kopjuar në testin e maturës, i cili do të mbahet nesër.

Përmes një reagimi për media, ETEA ka vlerësuar se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve/eve lidhur me Provimin e Maturës, duke shtuar se gjendja është tejet alarmante.

Sipas dëshmive të siguruara nga organizata ETEA, maturantët/et janë duke bërë përgatitje përtej asaj që mund të imagjinohet për të kopjuar në teste. “1. Flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit; 2. Flitet për përfshirjen e studentëve/eve dhe familjarëve në grupet në fjalë; 3. Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar pagesa; 4. Nga komunikimet kuptohet se ka studentë/e të cilët/at ofrojnë ndihmë për kopjim në këmbim të votave për Zgjedhjet Studentore në Universitet.”, është thënë në reagimin e ETEA-së.

Sipas kësaj organizate, grupet e formuara për kopjim janë të sofistikuara.

“1. Emrat e grupeve të rrjeteve sociale ndryshojnë vazhdimisht; 2. Kushdo që përfshihet në këto grupe, për të qëndruar aty obligohet ta largojë foton e profilit dhe emrin dhe mbiemrin ta zëvendësojë me iniciale, përndryshe përjashtohet nga grupet në kohë rekorde; 3. Administratorët/et e grupeve në fjalë duket të jenë të ashpër përmes paralajmërimeve dhe kërcënimeve ndaj kujtdo që identifikohet se ka shpërndarë informacion për ekzistimin dhe funksionimin e këyre grupeve”, është thënë në reagim.

 

Tjera nga autori:
1