<b></b> Edi Rama ngucakeq e arrogant gjatë qëndrimit në Prishtinë

Edi Rama ngucakeq e arrogant gjatë qëndrimit në Prishtinë

20.06.2022 18:41

Gajtë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, pos nënshkrimit të marrëveshjeve, ajo çka ra në sy ishin ngucjet e kryeministrit Edi Rama kundrejt gati secilit që foli para tij. 

Që me të nisur mbledhja, Rama u tregua ngucakeq e mosdurues ndaj ministrit Xhelal Sveçla. Ministri i brendshëm kosovar po fliste rreth planeve të dy ministrive për heqjen e pikave kufitare mes dy vendeve. 

‘‘Kjo fjalia do ketë lehtësira më fut ankthin. Mund ta dimë nga ju se si do kalohet kufiri në korrik dhe në gusht. Çka janë këto ‘do kemi lehtësira’?’’, me arrogancë insistonte Rama përball ministrit kosovar që vetëm zgërdhihej.

Ministri kosovar Sveçla niste fjalinë me ‘‘nëse mundem’’ e që vazhdonte t’i tregonte kryeminstrit shqiptar se ‘‘polici kufitar në Vërmicë vetëm më uroi udhë të mbar’’. 

Kjo e ndezi edhe njëherë Edi Ramën. 

‘‘A mund të ja kursojmë edhe këtë urim qytetarëve’’, bëhej cinik Rama dhe insistonte për heqjen e çdo pengese, por për asnjë moment s’ju kujtua se pengesa e traut, aty ku qytetarët duhet të paguajnë nga pesë euro për secilën hyrje a dalje, e cila do vazhdojë të jetë aty edhe po të hiqet polici që uron mirëseardhje a rrugë të mbarë.    

Episod tjetër, bile vetëm qesharak, ishte përderisa fliste për minsitrin tjetër të qeverisë Kurti, Liburn Aliun. 

‘‘Shpresoj të mos i ngelet hatri askujt, por ka një entusiazëm të madh të bashkëpunimit me Liburnin. Janë dy ministre që Liburni ka gjet mënyrën se si të maksimalizojë rezultatin, apo është ndonjë gjë tjetër. Besoj Liburn që në drekën e punës do ta ndash këtë provojë edhe me kolegët e tjerë’’, thoshte Rama përderisa gati secili ministër zgërdhihej.

 

‘‘Ka shumë frustrim nga të tjerët se pse nuk e kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim’’, shtonte Edi Rama përderisa ngacmonte ministrat e tjerë kosovarë, dhe veçonte dy ministrat e brendshëm kur u thojshte ‘‘jo jo për ju s’ka asnjë xhelozie’’. 

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte me kryeministrin Kurti, kur ky i fundit u pyet se a mendon se duhet të jetë si vëzhgues në samitin e ardhshëm për Open Ballkan?

‘‘Po të jetë për vëzhgues ky vëzhgon nga Prishtina Kinën, jo më Ohrin’’, tha Edi Rama në mbylljen e konferencës së përbashkët me kryeministrin kosovar. 

Edi Rama u’a ironizoi qeveritarëve kosovar edhe partinë. 

Teksa i huqi një pjesë e një pike të marrëveshjes, Rama që kishte vështirësi t’i lexonte shkronjat, shtoi se ‘‘që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre, ’’, duke vazhduar talljen me atë se është fakt i njohur se Vetëvendosje është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore.

E kryeministri shqiptar duke se dëgjoi edhe një qen në Prishtinë.  

“Ishte një qen që lehte aty para se të nisnin himnet, mirëpo pas himneve edhe qeni nuk lehu më. Mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh. Njerëzit kërkojnë të fusin xixa mes nesh, dhe kërkojnë çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu (Albin Kurti).”

Edi Rama, po ashtu, ngacmoi dy minsitret e ekonomisë, të cilat e stërgjatën në fjalimet e tyre, kur para syve se ato u sqaruan edhe më shumë se sa që duhej.

Tjera nga autori:
1