Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi gjatë qëndrimit në Ukrainë. Ai madje e ka publikuar edhe shkrimin që e la në një muze lufte në këtë shtet.
“Bota e ndaltë këtë tmerr e Ukraina daltë prej tij e rilindur! Edi Rama, Kryeministër, Shqipëri”, shkroi Rama në librin e kujtimeve në një objekt që duket si muze.
Sidoqoftë, kryeministri shqiptar e shkroi gabimisht mbiemrin e gjuhës angleze, “reborn” (shqip: i/e rilindur), duke e shkruar “reborned”./Nacionale