Nxehet protesta, disa veteranë provojnë të futen në Kuvend derisa dëgjohen brohoritje “Thaçi, Thaçi”

Nxehet protesta, disa veteranë provojnë të futen në Kuvend derisa dëgjohen brohoritje “Thaçi, Thaçi”

06.06.2022 10:21

E PËRDITËSUAR

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], kanë hyrë me forcë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë thyer rrethojat e Kuvendit të Kosovës, duke bërë që të intervenojë Policia e Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës.

Ata po protesojnë për shkak se ndihen të diskriminuar për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

 

Fillon protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit: Ndihemi të diskriminuar

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], kanë filluar protestën sot para Kuvendit të Kosovës.

E mbledhja e tyre para Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar.

Ata po protesojnë për shkak se ndihen të diskriminuar për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

OVL – UÇK po kërkon nga deputetët që të mos miratohet ndryshimi i ligjit, nëpërmjet të cilit veteranët përjashtohen nga ndryshimi i pagës minimale.

Ata nuk kanë përjashtuar mundësinë e eskalimit të situatës në këtë protestë.

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka thënë se nëse ndodh eskalimi përgjigjesia bie mbi qeverinë.

Ne po e lëmë edhe një mundësi që deputetët mos ta aprovojnë një diçka të tillë, në të kundërtën nuk përjashtohen format e reagimeve tona. Publikisht po e themi se ne nuk marrim përgjegjësi pasi revoltat janë të mëdha, nuk marrim përgjegjësi. Kur preken invalidët, veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta, ti po prek në lirinë e Kosovës, po prek në themelet e Kosovës që janë krijuar pas luftës. Nuk do të donim që të eskalojë protesta, por nëse kjo ndodh, përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe kryeministrin Kurti, sepse ai duhej të kishte respekt e përkujdesje më të veçantë”, ka thënë Jashari.

Madje, ai ka kërkuar që edhe vetë kryeministri Kurti të hetohet për këtë nismë.

“Në vend që kjo qeveri t’u përgjigjet kërkesave tona për ngritjen e benefecioneve. Në vend që kjo qeveri ta zbatojë Ligjin që ka dalë nga Parlamenti, kjo institon që ta largojë kategorinë e veteranëve, që lidhen me pagën minimale. Kam thënë edhe një herë, po e them edhe sot: në shtetet demokratike, në shtetet që kanë institucione, një kryeministër i tillë do të duhej të hetohej”, ka thënë Jashari.

Kurse U.D. kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka deklaruar se Qeveria e ka për obligim plotësimin e kërkesave për kategoritë e dala nga lufta.

Ka një muaj që qeveria e di se do të bëjmë protesta. Po i shihni se po luftojnë se cili ka shku me i vizitu më shumë krerët e UÇK-së në Hagë. Qëllimin kryesor e kanë që ta trullosin opinionin që të mos dalin masa në protestë, se gjoja këtë janë për UÇK-në. Ata s’kanë nevojë për vizita, ata kanë nevojë me obligimet ligjore me pagesa që i kanë, sepse krerët e UÇK-së nuk kanë nevojë as për mua, ata kanë nevojë për familjen, por shteti duhet të përkujdeset për ata”, ka thënë Klinaku.

Edhe partitë opozitare kanë thënë se do ta përkahin protestën e veteranëve të UÇK-së.

Përfaqësuesit e PDK-së, AAK-së dhe PSD-së, kanë deklaruar për gazetën Nacionale se protesta e veteranëve për të kundërshtuar diskriminimin që Qeveria po ua bën atyre, është e drejtë.

Kuvendi i Kosovës, të hënën, do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky projektligj, sipas Qeverisë, ndryshon dhe plotëson edhe Ligjin për veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-141.

Ligji për veteranët tregon se pensioni i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale.

Protesta e veteranëve të UÇK-së po mbështetet nga Lëvizja për Bashkim (LB) dhe nga Partia Socialdemorkate (PSD). 

Tjera nga autori:
1