(Gjithçka që dihet rreth vrasjes në Ferizaj) Dëshmitarët tregojnë se si ndodhi ngjarja - NACIONALE

(Gjithçka që dihet rreth vrasjes në Ferizaj) Dëshmitarët tregojnë se si ndodhi ngjarja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vendi u trondit serish nga një vrasje e cila ndodhi mbrëmë pak pas mesnatës në njërën nga rrugët e Ferizajt. Me disa plumba në rrugën "Rexhep Bislimi" tek marketi " Euro Market" në Ferizaj u vra Gazmend Hyseni 30-vjeçar. I dyshuari kryesor për ngjarjen është Qëndrim Januzi po ashtu 30-vjeçar. Por çka dihet deri më tani për këtë ngjarje të rëndë. Nacionale, ju sjellë të përmbledhura të gjitha informatat nga tereni që ne i kemi raportuar deri në këto momente.

Gazeta Nacionale ka mësuar se i përfshirë në vrasje është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi. I dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.

Gazetari i Nacionales Shkëlqim Beqiri po qëndron në qendër të Ferizajt, vendin ku është kryer edhe krimi.

Një dëshmitar anonim i cili e ka parë gjithë ngjarjen, ka treguar për Nacionalen se miqësia e viktimës me të dyshuarin, ishte prishur kohëve të fundit.

“Strella (Gazmend Hyseni, viktima), e kishte kërcënuar para disa ditëve me vrasje Butën. Më saktë, para dy ditëve”, ka thënë dëshmitari për Nacionalen.

“Mbrëmë ia ka dhanë 7 plumba”, tregon më tutje ai.

“Rifa (Qëndrim Januzi) është i plagosur në krahë. Dy herë ka gju policia në drejtim të tij”, ka thënë dëshmitar për Nacionalen.

Aktualisht, i dyshuari po merr trajtim në QKUK si pasojë e plagosjes nga ana e policit që ishte në rroba civile gjatë kohës kur u krye vrasja.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi në Ferizaj.

Jashari në një prononcim për gazetën Nacionale ka treguar se një polic me rroba civile ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes. Jashari ka bërë të ditur se i dyshuari është operuar në spital.

Personi i dyshuar është në spital, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është vra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë fillimisht Jashari.

Polici në rroba civile kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.


Vendi i ngjarjes-Rruga "Rexhep Bislimi"-Ferizaj

“Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari.

Duke folur për motivet që çuan deri te vrasja, Jashari tha se është ende herët.

“Motivi i vrasjes ende nuk dihet sepse vetëm një dëshmitar është intervistu kurse personat që kanë qenë me të dyshuarin jo", theksoi Shukri Jashari për Nacionalen.

Vëllau i Butës është i dyshuari kryesor për vrasjen në Ferizaj, që tronditi Kosovën.

Mjekët e QKUK-së japin detaje për të plagosurin:

Qëndrim Januzi mbrëmë u trajtua në Emergjencën e QKUK-së pas plagosjes.

Burime të Nacionales theksojnë se i plagosuri është në gjendje stabile.

“Ka ardhë mbrëmë në Emergjencë. Ka qenë i plagosur por gjendjen e ka stabile. I kemi dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore. Po e vazhdon trajtimin e mëtejmë”, thotë burimi.

E i dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.


Qëndrim Januzi- I dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Çka deklaroi policia për këtë vrasje?

“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën "Rexhep Bislimi" tek marketi " Euro Market" në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.

Sipas të dhënave, nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.


Gazmend Hyseni- Viktima nga vrasja në Ferizaj

Tutje bëhet e ditur se afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhra verbal " ndal policia" që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë.

"I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij", thuhet nga policia.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në,ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , nën autorizim të Prokurorit i ka marr të gjitha veprimet e nevojshme Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

Kush është i vrari e i plagosuri të përfshirë në këtë rast?

Nacionale ka raportuar se i dyshuari kryesor për këtë vrasje është Qëndrim Januzi, vëllau i reperit Buta.

Pavarësisht se kanë qenë miq, i dyshuari dhe viktima kohëve të fundit kishin pasur disa problem.

Tashmë është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit për këtë vrasje.

E prsoni i cili u vra nga gjuajtja me armë zjarri është Gazmend Hyseni, 30-vjeçar. Motivet e këtij rasti ende nuk janë zbardhur.

Lajme të ngjashme